LAJMI I FUNDIT:

Ra në kontakt me të sëmurë me coronavirus, vetizolohet eksperti Fauci

Ra në kontakt me të sëmurë me coronavirus, vetizolohet eksperti Fauci

Dr. Anthony Fauci, anëtar kryesor i task forcës së Shtëpisë së Bardhë kundër coronavirusit, u vetizolua pasi ra në kontakt me dikë që u testua pozitiv për COVID-19.

Eksperti që është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA rezultoi negativ për COVID-19, por sipas institutit do të vazhdojë të testohet rregullisht, transmeton Telegrafi.


Në raport thuhet se ai konsiderohet si “rrezik relativisht i ulët”, bazuar në shkallën e ekspozimit dhe se do të “merr masa paraprake” për të zbutur rrezikun për kontaktet personale, ndërsa ende është duke i kryer detyrat e tij.

Megjithëse do të qëndrojë në shtëpi dhe do të kontaktojë nëpërmjet rrjeteve të ndryshme kontaktuese, Dr Fauci do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë nëse është nevoja dhe të merr çdo masë paraprake.

Ai është anëtari i tretë i taks forcës kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, që vendoset në karantinë gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/