LAJMI I FUNDIT:

Jemeni shënon 34 raste me coronavirus, rrezikohet nga një sëmundje që po e përhapin mushkonjat

Jemeni shënon 34 raste me coronavirus, rrezikohet nga një sëmundje që po e përhapin mushkonjat

Në kohën kur pandemia e ka përfshirë gjithë botën, në Jemen coronavirusi nuk paraqet problem, pasi janë vetëm 34 të infektuar, shtatë persona kanë vdekur, derisa një është shëruar.

Mirëpo, në këtë shtet është përhapur një sëmundje tjetër që po e bartin mushkonjat, që deri tani i ka mbytur 50 persona, derisa 3,000 të tjerë janë në infektuar, transmeton Telegrafi.


Të dhënat janë bërë të ditura në mënyrë anonime, nga një zyrtarë i kryeqytetit të përkohshëm Aden. Raportohet se viktimat janë të prekur nga ethet e njohura si chikungunya, që shkaktohen nga pickimet e mushkonjave dhe zgjasin nga pesë deri në shtatë ditë.

Viktime e këtyre etheve, që shoqërohen me të vjella dhe marramendje, ka qenë edhe guvernatori i distriktit Sheikh Othman. Besohet se sëmundja është shpërndarë, pas 21 prillit kur regjioni u përfshi nga vërshime shumë të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ndodhën edhe vërshimet shkatërruese që ia morën jetën tetë personave, prej të cilëve pesë ishin fëmijë. Për shkak të dëmeve të mëdha, qeveria e shpalli kryeqytetin e përkohshëm Aden, si zonë të katastrofës.

Kombet e Bashkuara kanë dërguar ndihma në Jemen, ku 150 mijë njerëz janë të prekur nga dëmet shkatërruese të vërshimeve, ndërsa tani duhet të bëjnë kujdes edhe nga mushkonjat e infektuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori