Në faqen e internetit “Air Prishtinës” shihet komunikimi midis disa qytetarëve që janë të interesuar të blejnë bileta ajrore për Cyrih dhe Dyseldorf, të cilët kanë marrë konfirmimin se mund ti blejnë biletat, sepse fluturimet me siguri do të realizohen. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, emrat dhe të dhënat e qytetarëve janë mjegulluar në kontribut.
Nga Ministria e Brendshme na informuan se ata nuk ishin të njohur me rastin dhe na drejtuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme, një institucion që jepte leje vetëm për fluturime humanitare të qytetarëve, që kishin ngecur jashtë vendit gjatë pandemisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme na konfirmuan se fluturimet për në Gjermani dhe Zvicër janë realizuar, por ata pretendojnë se këto nuk janë fluturime komerciale, por humanitare të organizuara nga ambasadat e Gjermanisë dhe Zvicrës, dhe në aeroplan kishte vetëm qytetarë të vendeve të tyre.
Ne gjithashtu kërkuam një qëndrim nga TAV Maqedoni, kompani kjo që administron dy aeroportet e Maqedonisë. Nga atje, ata thonë se shërbehen vetëm fluturime ngarkesash, ato shtetërore, ushtarake, mjekësore dhe humanitare të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.
“Fluturimet që përmendët ishin fluturime për të riatdhesuar qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Ato u realizuan me kompaninë ajrore “Chair Airlines”, me miratimin e Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila organizon këtë lloj fluturimesh. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është mbyllur për fluturime komerciale të pasagjerëve që nga 19 marsi, në përputhje me Vendimin e Qeverisë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, njoftojnë nga TAV Maqedoni.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, para disa ditësh u tha qytetarëve që të mos blinin bileta ajrore deri sa të merret një vendim për rihapjen e aeroporteve në vend, në mënyrë që të mos bëhen shpenzime të panevojshme./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova