Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se 9 Maji është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian.
Veseli tha se kjo ditë shërben për të afirmuar edhe njëherë vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, paqes e diversitetit dhe për t’iu kundërvënë zërave që mbjellin përçarje, intolerancë, gjuhë urrejtje e izolim prej partnerëve perëndimorë.
“Ne të gjithë duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë reformat e integrimit në mënyrë që sa më parë të marrim vendin që na takon në familjen evropiane”.
“Kosova ka institucione të standardeve evropiane, populli ynë ka kulturë evropiane, prandaj uroj për një përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës në BE, si dhe për një liberalizim sa më të shpejtë të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Postimi i plotë i Veselit:
“75 vjet më parë, më 9 maj 1945, mori fund lufta më e përgjakshme e njerëzimit kundër nazifashizmit. Kjo datë shënon ngadhënjimin kundër obskurantizmit të ideologjisë totalitare fashiste, e cila kishte robëruar një pjesë të mirë të botës, prandaj shërben si ditë feste për lirinë.
9 maji njihet gjithashtu si Dita e Evropës sepse është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Më 9 maj 1949, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimin e qymyrit dhe çelikut. Prandaj kjo ditë, e cila shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, kujton lindjen e Evropës së bashkuar si dhe simbolizon paqen dhe miqësinë midis vendeve të kontinentit.
Kjo ditë na shërben për të afirmuar edhe njëherë vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, paqes e diversitetit dhe për t’iu kundërvënë zërave që mbjellin përçarje, intolerancë, gjuhë urrejtje e izolim prej partnerëve perëndimorë. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë reformat e integrimit në mënyrë që sa më parë të marrim vendin që na takon në familjen evropiane. Kosova ka institucione të standardeve evropiane, populli ynë ka kulturë evropiane, prandaj uroj për një përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës në BE, si dhe për një liberalizim sa më të shpejtë të vizave për qytetarët tanë!”, ka shkruar Vesleli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'