Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, tha se shkencëtarët turq kanë arritur në fazën e eksperimentimit tek kafshët për të zhvilluar një vaksinë kundër coronavirusit të ri (COVID-19).
Gjatë një paraqitje televizive, ministri Varank tha se tre universitete arritën në fazën e eksperimentimit tek kafshët për vaksinat rekombinante dhe një prej tyre madje filloi provat.
“Ne kemi mbështetur 17 projekte të vaksinave dhe ilaçeve për trajtimin e COVID-19 dhe 8 prej tyre janë projekte të zhvillimit të vaksinave”, tha ai.
“Pas eksperimentimit tek kafshët, duhet të fillojnë studimet klinike. Ne mbështesim studimet që mund të shkojnë më tej në studim klinik deri në fund të vitit”, shtoi ai, shkruan Anadolu Agency.
Duke theksuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) synon të krijojë një fond prej 7,5 miliardë eurosh për të mbështetur përpjekjet për vaksinat, Varank tha se ky projekt duhet të jetë i hapur për të gjithë botën, pasi i gjithë njerëzimi duhet të përfitojë nga kjo punë.
Duke folur për respiratorët e prodhimit vendas të Turqisë, ai tha se procesi i prodhimit po vazhdon pa asnjë problem.
Në mes të pandemisë, shumë vende u përballën me mungesa të pajisjeve mjekësore dhe respiratorëve mekanikë, të cilët janë thelbësorë për trajtimin e COVID-19.
Turqia nisi një projekt dhe arriti në prodhim masiv të respiratorëve mekanikë vetëm brenda dy javësh.
Varank tha se vendi gjithashtu prodhoi këto pajisje për vendet e tjera.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 3,9 milionë raste COVID-19, prej të cilëve mbi 272 mijë kanë vdekur dhe rreth 1,3 milionë janë shëruar.
Në Turqi deri më tani me COVID-19 janë infektuar 135.569 persona, prej të cilëve 3.689 kanë humbur jetën ndërsa afër 86.400 janë shëruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës