Në hyrje të qytetit të Shijakut, në një objekt modest, Hasani kujdeset për të riparuar dhe më pas për të shitur korrëse bari. Pasionin e tij të hershëm për të pasur një zanat dhe dyqan të tijin e arriti menjëherë pasi mundi të siguronte një shumë parash.
“Në këtë zanat unë kam 18 vite dhe nuk duhet të jesh gjaknxehtë, kokëfortë dhe i ngutshëm në këtë zanat”, është shprehur mekaniku në Shijak.
Atë që e bën të ndryshëm, servisin e tij modest është prezenca e bashkëshortes së tij Elmies. Por Elmia nuk vjen në dyqan as për të sistemuar dhe as për të pastruar ambientin, por është aty për të punuar njësoj si bashkëshorti i saj, ndoshta edhe më shumë. Duart e saj nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje janë të mbuluara nga vajrat dhe gra sot.
10 vite më parë kur ata u njohën, Hasani e kishte kusht që bashkëshortja e tij të ishte në krah në servisin e korrëseve të barit.
“Unë kam 10 vjet me këtë pasi jam martuar dy herë. Unë kam dasht që tja mësoj këtë zanat pasi jetës nuk i dihet. Unë i kam thënë që të më shikojë mua dhe të marrë zanatin,” është shprehur Hasani.
Por edhe vetë Elmia thotë se pavarësisht vështirësive merr kënaqësi nga puna që bën çdo ditë.
“Punojmë vijmë dhe ikim bashkë, siç më thotë bëj. Deri diku bëj dhe vetë”, ka thënë për Abc News bashkëshortja e Hasanit.
Kur vitet kalojnë, Hasani e thotë pa xhelozi se shpesh detajet në motorrët e ndërlikuar aftësinë për t’i riparuar e ka më të mirë Elmia.
“Në një vit pati vështirësi por tashmë e ka marrë dorën pasi femrat e kanë më të shkathët trurin”, është shprehur mekaniku.
Pandemia e covid-19, njësoj si bizneset e tjera i mbylli për 2 muaj në shtëpi.
“Ka qenë vështirë dy muaj kemi qenë në shtëpi. Gjatë qëndrimit në shtëpi kemi pas kërkesa por më shumë kemi funksionuar nga shtëpia”, është shprehur Elmia.
Në mënyrë të ndershme dhe të thjeshtë, çifti i bashkëshortëve kanë gjetur formulën e duhur për të qenë gjithnjë bashkë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për tre fëmijët e tyre të vegjël./ABC News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje