LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”

Mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka njoftuar se më datën 8 dhe 9 maj do të mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova.

Sipas njoftimit, për qarkullim do të mbyllet segmenti i autostradës kyçja Prizreni veri dhe kyçja Suharekë, transmeton Telegrafi.


“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut #KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja #PrizrenVeri – kyqja #Suharekë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mbyllja e segmentit të autostradës kyçja Prizren veri – kyçja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:

Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe
Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.

“Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore”, thuhet në njoftim./Telegrafi/