KEDS ka mbushur sot 7 vjet të fillimit të operimit. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar fuqishëm në modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas një njoftimi për media thuhet se janë investuar 148 milionë euro, që kanë bërë që qindra mijë konsumatorë të kenë një jetë më të mirë përmes shërbimeve shumë më kualitative.
“Për 7 vjet KEDS ka arritur të vendosë mbi 1000 trafo, dhe mijëra kilometra rrjet. Kjo është realizuar falë mbi 1500 projekteve të realizuara anekënd Kosovës, që kanë ndërruar pamjen e distribucionit. Gjatë 7 vjetëve është bërë puna e munguar dekada me radhë. Paralelisht me këtë, KEDS ka punuar mjaft shumë edhe në digjitalizimin e pajisjeve, rrjedhimisht të operimeve dhe shërbimeve.
Qysh në fillim, kompania ndryshoi komplet mënyrën e leximit dhe faturimit. Leximi shumë shpejt u automatizua përmes pajisjeve elektronike Hand Held, pajisje që aty për aty i shtypin faturat, duke e rritur transparencën, kënaqshmërinë e konsumatorëve dhe duke minimalizuar gabimet. Kjo rezultoi me zvogëlimin e ankesave të konsumatorëve në rreth 70 për qind”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se procesi vazhdoi me digjitalizimin e pikave matëse, vendosjen e dhjetëra mijë njehsorëve të mençur, ndërsa kulmoi me operimet. Sot, janë të instaluara dy sisteme digjitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga objekti qendror i KEDS-it dhe Kosova.Net si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv. Kjo ka bërë që konsumatorët të përfitojnë jashtëzakonisht shumë, duke shkurtuar kohën e ndalesave, duke rritur reagimet për intervenime, saktësinë dhe efikasitetin.
“E gjithë kjo është arritur falë angazhimit të madh edhe të punëtorëve të kompanisë. KEDS nuk qëndroi duarkryq as në atë aspekt. Për të përmirësuar mbrojtjen dhe sigurinë e punëtorëve, kompania ndërtoi një qendër moderne të trajnimeve, duke u shndërruar në liderë për një periudhë shumë të shkurtër. Me misionin “Zero aksidente në punë”, KEDS sot merret shembull se si duhet organizuar dhe vepruar në mbrojtjen e punëtorëve dhe rritjen e sigurisë në punë edhe nga kompanitë rajonale.
Pos operimeve bazike, që nga fillimi KEDS si korporatë ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në komunitet. Menjëherë kishte filluar KEDS Akademinë si projekt që deri sot ka përgatitur në nivelin më të lartë qindra studentë për tregun e punës. Por, nuk ka lënë anash as aktivitete tjera në ndihmë komunitetit, duke realizuar dhjetëra projekte, të orientuara kryesisht në edukim”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje