LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Nuk jam fajtore, Kamçev nuk ka qenë i privilegjuar, nuk kam marrë para

Janeva: Nuk jam fajtore, Kamçev nuk ka qenë i privilegjuar, nuk kam marrë para

“Në punën si PSP kam vendosur njëjtë siç tani vendosë Prokuroria publike, ndërkaq paramendoni, jam mbajtur nëntë muaj në paraburgim për dhënie mendimi për ndryshim të masës së paraburgimit për Orce Kamçevin,” deklaroi sot në gjykatë Katica Janeva, ku dëshmoi për lëndën “Reket” në të cilën është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Ajo theksoi se Prokuroria Publike për këtë lëndë e ka ndryshuar mendimin për paraburgimin e Zoran Milevskit, pa u ndryshuar më pas asnjëra nga rrethanat dhe kjo nuk konsiderohet keqpërdorim dhe tejkalim i autorizimeve.

“Nga këtu konsideroj se aktakuza për të cilën mbi nëntë muaj jam mbajtur në paraburgim është tërësisht e pabazë. Paramendoni për mendim të cilin e kam dhënë jam mbajtur në paraburgim”, deklaroi Janeva.


Sipas saj, PSP-ja nuk ka privilegjuar askënd, por Gjykata supreme i ka privilegjuar të gjithë ata të cilët i ka ndjekur, ndërsa ata i ka bërë paditës të paautorizuar.

“Pres të shoh nëse njëra nga ato hetime do të përfundohet. Përse PP hyri në PSP. Së paku ta kishte marrë lëndën “Perandoria” dhe ta kishte analizuar. Të shihte se Orce Kamçev nuk ka qenë asnjëherë i privilegjuar. Përse të gjitha urdhrat për ekspertizë janë tërhequr, Çka mendoi, e çka gjeti. Jo, me rëndësi ishte çfarë vendime kam anuluar”, deklaroi Janeva.

Nuk është e saktë, tha Janeva se, ia ka kthyer pasaportën Kamçevit, siç qëndron në dispozitivin e aktakuzës. Pohon se vetëlm ka dhënë mendim për dhënie të dokumentit të përkohshëm të udhëtimit, ndërsa gjykata sjell vendim.

Theksoi se asnjëherë nuk i ka ofruar privilegje Jordan Kamçevit, dhe se i tërë rasti është i montuar de ndërtuar në bazë të një dëshmie – të Jordan Kamçevit.

E pyetur nëse ka pranuar mjete financiare për dhënie të mendimit për ndryshim të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak dhe kthim të dokumentit të përkohshëm të udhëtimit për Orce Kamçevin, Janeva tha se më se me përgjegjësi pohon se prej askujt as njëherë nuk ka pranuar para për dhënie të gjendjes së privilegjuar në lëndën “Perandoria”.

Ish-shefja e PSP-së, Katica Janeva para gjykatës tha se është e pafajshme dhe prandaj kërkon të lirohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Politikë
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën

Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Lajme
Kalo në kategori