LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Në asnjë mënyrë PDK nuk e voton qeverinë Hoti

Krasniqi: Në asnjë mënyrë PDK nuk e voton qeverinë Hoti

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie për mos  votimin e qeverisë Hoti.

“Nuk e votojmë në asnjë mënyrë qeverinë Hoti, ne jemi konsistent në atë që duhet të jemi në opozitë, dhe do të jemi në opozitë në të vërtetë, nuk ka votë në grupin parlamentar të PDK-së për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ky është qëndrim i prerë i PDK-së, është votuar, kemi pasur mbledhje për këtë çështje, nuk kemi pasur as diskutim që ndoshta duhet të votohet, por edhe në kuptimin formal kemi vendim që PDK e voton kundër qeverinë. Kemi pasur takim virtual dhe absolutisht kemi vendosur që ta votomë kundër, pra do të jenë 24 vota kundër”, thotë Krasniqi.


Ai theksoi se nuk e di nëse do të iniciohet mocion votëbesimi në momentin kur të krijohet hapësira për zgjedhje.

“Nuk mund të them sot se çka do të bëjmë, se si do të bie qeveria e ardhshme por qëndrimi ynë është që neve na duhet stabilitet institucional, na duhet ta përmbushim këtë vakum legjitimiteti që ekziston në qeveri dhe pastaj duhet të ballafaqohemi me pandeminë dhe pasojat e saj, me temat e rëndësishme që na presin me trajtimin e problemeve që janë duke u shtuar në raport qytetar dhe të merremi me reformën zgjedhore.

Për ne është shumë me rëndësi reforma zgjedhore, që të mos kemi probleme të kësaj natyre ku institucionet dëmtohen në kapacitetin e plotë të punës për shkak të interpretimeve të ndryshme dhe për shkak të kontestimeve që lidhen me pushtetin”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori