LAJMI I FUNDIT:

Trump: Sulmi i coronavirusit, më i rëndë se ai i 11 shtatorit dhe në Pearl Harbor

Trump: Sulmi i coronavirusit, më i rëndë se ai i 11 shtatorit dhe në Pearl Harbor

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar pandeminë e coronavirusit si “sulmin më të rëndë” që ndonjëherë është bërë mbi Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar sërish Kinën për këtë.

Trump tha se epidemia e ka goditur më rëndë SHBA-në sesa bombardimet e forcave japoneze mbi Pearl Harbor gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi kullat binjake dhe Pentagon, dy dekada më parë, transmeton Telegrafi.

“Është më keq se Pearl Harbor, më keq se sulmi mbi kullat binjake. Kurrë nuk ka pasur një sulm të tillë si ky tani”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në dhomën ovale.


Sipas tij një gjë e tillë nuk është dashur kurrë të ndodhë, pas që virusi është dashur të luftohet në vendin ku ka shpërthyer – në Kinë, raporton BBC.

I pyetur nga gazetarët nëse pandeminë e konsideron si një akt të vërtetë lufte, Trump tha se virusi është armiku i Shteteve të Bashkuara.

“Armikun e padukshëm (coronavirusi) e shoh si luftë. Nuk më pëlqen si ka arritur këtu sepse ka mundur të ndalet, dhe nuk është bërë”, ka shtuar Trump.

Kujtojmë që me coronavirus në SHBA janë infektuar 1.2 milion amerikanë, kurse jetën e kanë humbur afro 75 mijë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori