LAJMI I FUNDIT:

Një rrjedhje gazi në një fabrikë të Indisë, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe qindra të tjerë janë helmuar

Një rrjedhje gazi në një fabrikë të Indisë, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe qindra të tjerë janë helmuar

Një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike në jug të Indisë, ka lënë të vdekur të paktën nëntë njerëz dhe ka çuar qindra në spital, mes paralajmërive që numri i vdekjeve mund të rritet.

Gazi ka rrjedhur nga uzina me pronësi koreane “LG Polymers”, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes kur familjet në fshatrat përreth ishin në gjumë, tha një zyrtar.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrjedhja ishte nga dy rezervuarë me 5,000 ton që nuk ishin të monitoruara për shkak të bllokimit të coronavirusit në Indi.

Pamjet në kanalet televizive kanë shfaqur njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë të shtrirë në rrugët e Visakhapatnam një qytet industrial.

Bëhet e ditur se të paktën nëntë njerëz kanë vdekur dhe midis 300-400 ishin shtruar në spital, ndërsa 1,500 të tjerë ishin evakuuar kryesisht nga një fshat fqinj.

Ndërkaq një kordinator i spitaleve të rajoneve tha se të paktën 1,000 persona ishin dërguar në spitale të ndryshme dhe kishte frikë se shumë të tjerë mund të ishin pa ndjenja në shtëpitë e tyre./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori