LAJMI I FUNDIT:

Vdes një qytetar i Gjilanit në Gjermani, ishte i infektuar me COVID-19

Vdes një qytetar i Gjilanit në Gjermani, ishte i infektuar me COVID-19

Një qytetar i komunës së Gjilanit, i cili ishte i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.


Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, Myshyr Shabani, i cili ishte nga fshati Gadish.

“#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Hazizi.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar lehtësimet në ekonomi, duke lejuar punën disa bizneseve të vogla.

“Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare. Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero”, shkruan Haziri. /Telegrafi/