LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave jep informata ndaj keqpërdoruesve potencial të Pakos Emergjente

Ministria e Financave jep informata ndaj keqpërdoruesve potencial të Pakos Emergjente

Ministria e Financave dhe Transfereve me qëllim të vetëdijesimit të opinionit jep disa informata që kanë të bëjnë me zbatimin e e masës 1.3 të Pakos Emergjente Fiskale.

Sipas MFT-së, masa 1.3 synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetë-punësuarit, që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19.

“Përmes kësaj mase, ndërmarrjeve u mundësohet mbulimi i një pjese të kostos së fuqisë punëtore (jo e gjithë kostoja) dhe një pjese të kostos së qerasë. Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi”, njofton MFT, përcjell Telegrafi.


Ministria tregon se deri më sot, për përfitim nga kjo masë kanë aplikuar mbi 37 mijë ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133 mijë persona.

“Fatkeqësisht një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë shfrytëzuar këtë hapësirë, edhe pse nuk janë të ndikuar nga vendimet e qeverisë, të paktën jo në masën që arsyeton aplikimin për kompensim. Ka edhe të tillë që kanë aplikuar gabimisht meqë nevojat e tyre është dashur të adresohen përmes masave tjera”, tregon MF.

Njoftimi i MFT-së

Ndërmarrjet që operojnë në sektorët e tregtisë me pakicë (marketet ushqimore dhe supermarketet), farmacitë dhe furrat e bukës, nuk duhet të jenë pjesë e masës 3, meqë të njëjtat kanë operuar gjatë gjithë kohës. Në raste ekstreme, të njëjtat kanë mundur të aplikojnë për një përqindje të vogël të fuqisë punëtore, nëse dokumentojnë që segmente të caktuara të aktivitetit të tyre nuk kanë funksionuar (për shembull tekstili tek supermarketet).

Shkollat dhe universitetet private nuk duhet të jenë në mesin e aplikantëve meqë të njëjtit kanë vazhduar edhe mësimin online, edhe arkëtimin e pagesave nga nxënësit dhe studentët e tyre. Në rast të aprovimit të vonesave në pagesa nga studentët apo nxënësit, këto institucione duhet të aplikojnë për likuiditet e jo mbështetje.

Ndërmarrjet prodhuese dhe tjera të cilat e kanë vazhduar veprimtarinë gjatë gjithë kohës është dashur të aplikojnë vetëm në margjinë në rastet kur një pjesë e punëtorëve nuk ka mundur të punojë si rezultat i masave kufizuese.

Ndërmarrjet që ofrojnë shërbime për sektorin publik dhe janë kompensuar nga kontraktori nuk është dashur të jenë pjesë e masës së 3 meqë të njëjtat kanë operuar dhe janë kompensuar për shërbimet e ofruara. Aplikimi eventualisht mund të arsyetohet vetëm në rast se ndërmarrjet e njëjta ofrojnë shërbime edhe për sektorin privat dhe aty ka pas ulje të aktivitetit, por vetëm për atë pjesë dhe vetëm për ata punëtorë.

Secila ndërmarrje që e gjen veten në pikat 1 deri 4, duhet të jetë e vetëdijshme se ka kryer mashtrim të institucioneve publike duke tentuar të përfitojë pa të drejtë, edhe atë në momente kritike për vendin dhe shoqërinë. SI të tilla, këto ndërmarrje rekomandohet të tërheqin aplikimet e tyre menjëherë, dhe në rast se pagesat janë ekzekutuar, të njëjtat t’i kthejnë në arkën e shtetit. Të jenë të sigurta se secila kërkesë do të ri-trajtohet dhe për çdo keqpërdorim, krahas detyrimit për kthimin e shumave të keqpërdorura, do të aplikohen edhe dënime meritore.

Sigurojmë opinionin që Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi ka ofruar sqarime të detajuara për mënyrën dhe të drejtën e aplikimit dhe rrjedhimisht inkurajojmë edhe në vijim të gjithë ata që disponojnë me informata relevante që zbardhin rastet e keqpërdorimit, të ju drejtohen organeve përkatëse dhe mund të na njoftojnë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori