LAJMI I FUNDIT:

Rripi interaktiv me të cilin mund të ndjehet muzika në maksimum

Rripi interaktiv me të cilin mund të ndjehet muzika në maksimum

Woojer Edge është një rrip interaktiv, që e bën të dëgjuarit e muzikës, një eksperiencë shumë më të plotë.

Ky rrip apo brez e përcjell ritmin e muzikës dhe i përcjell tingujt që dëgjohen, duke i kthyer në valë me të dridhura, që mund të ndjehen në trup, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që të ndjehet rritmi në maksimum, ky rrip është krijuar për adhuruesit e muzikës, si dhe për ata që luajnë video-lojëra.

Me kohëzgjatje të baterisë deri në tetë orë dhe një masë që iu përshtatet të gjithëve, Woojer Edge është shumë i përshtatshëm dhe mund të lidhet me Bluetooth.

Derisa më herët vetëm mund të dëgjohej ritmi, tani mund të ndjehet rritmi në tërësi, madje me tërë trup. /Telegrafi/