LAJMI I FUNDIT:

Ajo parashikoi coronavirusin, çfarë sheh për të ardhmen?

Ajo parashikoi coronavirusin, çfarë sheh për të ardhmen?

Laurie Garrett është një shkrimtare amerikane, por tashmë ajo po njihet edhe si ‘profetja’ e kësaj pandemie, dhe ajo pret vite edhe më të këqija dhe “tërbim kolektiv” në të ardhmen.

Gazetari i New York Times madje i kishte thënë asaj që të ndërronte emrin e saj  në Cassandra, sepse të gjithë tashmë pothuajse ashtu e thërrasin.

“Unë jam dy herë Cassandra”, tha Garrett.


Cassandra ishte profetësi greke që jepte paralajmërime për të ardhmen, por çdoherë u injorua, transmeton Telegrafi. Dhe ajo që Garrett ka paralajmëruar më urgjentisht, në ”bestsellerin” e tij të vitit 1994 ‘The Coming Plague’, dhe në librat dhe fjalimet e mëvonshme, ka të bëjë me një pandemi si kjo aktuale.

“Ajo e pa që po vinte”, tha gazetari i New York Times Frank Bruni.

“Edhe pse tashmë po flitet për një ilaç kundër COVID-19, i njohur si remdesivir, ajo tha se kjo nuk do të na ndihmojë të dalim nga kjo gjendje”, tha shkrimtarja Garret.

“Ne kemi nevojë për një kurë ose një vaksinë dhe jo ilaçe që vetëm të ndihmojnë aty për aty”, shtoi.

Por nuk mund ta imagjinoni që vaksina mund të vinte diku vitin tjetër, dhe COVID-19 do të mbetet një krizë për shumë më gjatë se kaq.

“Unë u kam thënë të gjithëve se kronologjia e ngjarjeve që unë parashikoj është afro 36 muaj, dhe kjo është në rastin më të mirë”, tha ai.

E pyetur nga gazetari nëse jeta mund të kthehet përsëri në normale ajo tha: “Kjo është historia që shpaloset para nesh”, tha Garrett . “A u kthyem në normale pas 11 shtatorit? Jo. Ne krijojmë një normale të ri. Ne i kemi siguruar Shtetet e Bashkuara edhe më shumë pas sulmeve të 11 shtatorit. Ne jemi bërë një shtet antiterrorist. Dhe kjo prekte gjithçka. Ne nuk mund të hynim në një ndërtesë pa treguar një ID dhe të kalonim në një detektor metalik, dhe ne nuk mund të hipnim në aeroplan në të njëjtën mënyrë përsëri. Kjo është ajo që do të ndodhë me këtë”, përcjell Telegrafi.

Nëse Shtetet e Bashkuara të pasurit disi u pasuruan me këtë pandemi, ndërsa shumë të tjerë kanë humbur vendin e tyre të punës dhe kjo ndarje e madhe do të shkaktojë trazirë masive politike.

“Sapo të dalim nga vrima dhe të shohim se çfarë ndodh kur shohim 25 për qind papunësi,” tha ajo, “mbase do të shohim gjithashtu se çfarë ndodh kur ka tërbim kolektiv”.

Ajo tha se nuk ishte e befasuar që një coronavirus shkaktoi këtë shkatërrim ekonomik, që Kina minimizoi atë që po ndodhte ose që përgjigja në shumë vende ishte e ngadaltë.

Por ka një pjesë të historisë që ajo nuk mund ta parashikonte: reagimi i ngadaltë nga Shtetet e Bashkuara.

“Asnjëherë nuk e imagjinoja këtë, kurrë”, tha ajo. /Telegrafi/