LAJMI I FUNDIT:

Murati: Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për shpërndarjen e Kuvendit

Murati: Gjykata Kushtetuese nesër do të diskutojë për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati në intervistë për AIM, tha se nesër pas përfundimit të seancës, në takim pune do të debatohet për propozimin e gjykatësit Osman Kadriu për ngritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Murati thotë se lidhur me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, për momentin nuk ka lëndë të formuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tij, por veprimi i mëtutjeshëm i Gjykatës për këtë çështje do të varet nga qëndrimi do ta marrin gjykatësit kushtetues në takimin e nesërm të punës.

Gjykata, paraprakisht në seancën e mbajtur më 8 dhe 15 prill të vitit 2020, me shumicë votash ka vendosur të mos ngritë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi. Por, të enjten e kaluar (30 prill), nga ana e gjykatësit Osman Kadriu është dorëzuar propozim për ngritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të njëjtë, për çka për nesër është caktuar takim pune të gjykatësve.


Nëse gjykatësit vendosin që të ngritet procedurë sipas detyrës zyrtare, do të formohet lëndë e veçantë e cila do t’i ndahet për punë gjykatësit-raportues dhe këshilltarit shtetëror, të cilët pas përfundimit të procedurës paraprake, duhet të dorëzojnë material punues për seancë (referat) me propozim të përmbajtur për vendimmarrje që do të shqyrtohet në seancën e Gjykatës.

Sali Murati thotë se kjo është hipotetike dhe nuk do të thotë paraprakisht paragjykim të vendimit të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori