LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Pollogut kërkojnë nga Qeveria lehtësimin e masave

Komunat e Pollogut kërkojnë nga Qeveria lehtësimin e masave

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari kërkon nga Qeveria që të pranojë kërkesën e shtabit për lehtësimin e masave. Ai tha sa refuzimi i kërkesës paraprake që kafeteritë të mos punojnë as me mënyrën “merr dhe shko” është i palogjikshëm.

““Ky është paradoks që ndodh vetëm në Maqedoni, nuk ka sqarim , sepse tek ushqimet tjera njerëzit punojnë me duart e tyre ndërsa kafen e përgatit aparati në plastikë ia jep njeriut dhe ikën. Përse e kanë ndaluar të shiten kafe nuk e kam ende të qartë. Unë pres këtë javë që me shkrim të na infor4mojnë së mundet të hapen kafiteritë dhe do i informoj menjëherë dhe nesër në shtab lokal do kërkoj që ora policore të shkoj në 11 të natës dhe jo në ora 7 siç është tani- deklaroi Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Artifi me rezervë lidhur me masat. Thotë se nëse gjatë javës vazhdon trendi i rritjes së numrit të të shëruarve kundrejt atyre që infektohen, shtabi i krizës do të kërkojë lehtësim të masave.


“Duke e ditur pikat e klasterëve që ne i dimë brenda komunës së Tetovës, konsiderojmë se relaksimi i masave duhet të shkojë gradualisht dhe normal do ishte e mirëseardhur nëse dritarja apo ndalim qarkullimi hapet edhe pak më tej ndërsa nesër dhe pasnesër, varësisht nga informacionet e reja do japim edhe propozime të reja, pra zgjatjen e kohës së lirë për qarkullim do kishim kërkuar dhe normalisht hapjen graduale të bizneseve’ deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovë

Ditëve të fundit në Tetovë, gjithnjë e më tepër vërehet vetëdijësismi tek qytetarët në aspektin e mbajtjes së maskave por edhe distancës. Kjo më së tepërmi vërehet tek bankat, postat dhe operatorët celular, ku gjatë ditës së sotme nuk është vërejtur pothuajse asnjë person pa maskë mbrojtëse.

Në Tetovë, deri në ditën e sotme, numri i të infektuarve ka arritur në 90 raste, ndërsa në Gostivar numri i të infektuarve ka arritur 17 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori