LAJMI I FUNDIT:

MASHTI pranoi donacionin prej 460 laptopëve nga “Elkos Grup-ETC” për mësimin në distancë

MASHTI pranoi donacionin prej 460 laptopëve nga “Elkos Grup-ETC” për mësimin në distancë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pranuar sot donacionin prej 460 laptopëve nga “Elkos Grup-ETC”, me pronar Ramiz Kelmendin, të cilët do t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë nëpër të gjitha komunat e Kosovës për realizimin e mësimit në distancë.

Ministrja Bajrami, me këtë rast, theksoi se ky donacion është shumë domethënës, në këtë kohë të pandemisë, kur MAShTI ka punuar shumë që të ofrojë mësim në distancë, e megjithatë në mungesë të pajisjeve, disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi që ta përcjellin.

Ministrja bëri të ditur se kompjuterët do të tërhiqen të martën nga komunat në depot e “Elkos Grup-ETC”, pasi që komisioni i formuar tashmë nga MAShTI në bashkëpunim me “Elkos Grup” dhe DKA-të të caktojë kriteret dhe të përgatitet lista se sa kompjuterë do të shkojnë në secilën komunë.


Ministrja Bajrami theksoi se me gjithë këtë donacion shumë të rëndësishëm, numri i fëmijëve që nuk mund ta ndjekin mësimin në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike është më i madh.

Ajo theksoi se MAShTI është duke punuar edhe me kompani të tjera dhe donatorë, në mënyrë që nxënësit në nevojë të pajisen me teknologjinë e duhur për ndjekjen e mësimit në distancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori