Naim Musliu, babai i 26-vjecarit që vdiq dje në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në Qendër të studentëve, ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka deklaruar se djali i tij është nisur për në Gjermani më 6 mars.
“Djali është nis për Gjermani për magjistraturë me 6 mars me ndihmën e vëllait tem dhe të një Gjermani, pa ndihmën e tyre djali im s’kish mujt me shku, po me ndihmën e tyre i tubuam paratë dhe ai është nisur. Pas sëmundjes së coronavirusi djalit ndërpreu kursin, pasi që i thanë ata edhe u barikadua në banesën e njerëzve vullnet mirë, pa pare, dy muaj ditë. Aty filloi një mërzitje bejgi e mirë se të afërm në atë qytet s’ka pas, por menjëherë pas kësaj e kam njoftuar kryetarin e Komunës se djali më tha se po mërzitna e po du me u kthy. Lutfi Haziri ka bërë çka është e mundur dhe ambasadori Beqë Cufaj, pa ndihmën e tyre nuk ka mundur djali të kthehet”, ka thënë Musliu.
I njëjti shton se ka tentuar disa herë përmes policisë që të kontaktoj me djalin kur është kthyer në Kosovë, duke tentuar që t’ua shpjegoj se ai ka probleme shëndetësore, mirëpo, thotë se nuk e kanë lejuar.
“E kam përcjellë me telefon në çdo hap, se u frikësova po më mbet djali pa hyp në aeroplan. Në aeroport kam qenë duke e pritur unë me shumë prind të tjerë. Tentova me një dokument që ky ka pas para se me shku në Gjermani, ka pas prej bubrekëve, duke ju treguar se ka stres, këta në aeroport as se kanë marrë parasysh, kam tentuar përmes policëve nja dy tri herë edhe ka fundi kanë mbetë 147, nëntë prej tyre shumica të re i kanë marrë i kanë qu ma mirë me thanë në ferr, sepse ferr ky për djalin tem dashtë zoti të mos ketë raste të tjera për asnjë fëmijë të botës mos të ndodhë qysh më ka ndodhë mu”, shton ai.
Baba i 26-vjecarit që dje ndërroi jetë tragjikisht ka thënë se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
“Kryekëput po dal te përfundimi, pe përsëris fajtor i kësaj krejt është Albin Kurti, Sveçla edhe ministri i Shëndetësisë, qysh e ka emrin nuk e di spom intereson bashkë me zagart e tyre, kam shku, aty skum mujt me pa djalin hiç në një rast kam mujt me bo ndeshje jam fut në të kuqen, kur kam mbërri aty ajo xhandarmëria ma kujtojke se jam i rrahur bashkë me prindin para xhandarmërisë, ma kujtun rastin kur na kanë rreh deri në alivanosje. Tentova ta ndal autobusin derisa ta shoh, nuk më lanë me pa as ata, bashkëpunëtorët e tyre. Si familje kisha dashtë analiza, djali kur ka shku atje babë tha kam mbërri në detaje e kam përcjellë e kam telefonin, më tha o bab 36.5 e kum pas temperaturën, as që e kanë marrë parasysh, sipas njerëzve që janë kanë afër tina, i kanë thanë që është e vërtetë, dokumentin që djali ka pas probleme me gurë në bubrekë që ka qenë”, thotë ai në një lidhje direkte në RTK.
Musliu në fund ka deklaruar se nuk dëshiron që t’i shkojnë për ngushëllime personat që sipas tij janë përgjegjës për vdekjen e djalit të tij.
“Ishalla nuk i ndodhë kujt qysh ka ndodhë mu. Albin Kurti, Svecla dhe ministri i Shëndetësisë, si kthej te dera a qef skam mem ardhë”, tha ai. /RTK/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur