Derisa vendet në mbarë botën janë duke aplikuar masat preventive kundër përhapjes së coronavirusit, shumë zyrtarë janë optimist se do të zhvillohet një vaksinë kundër COVID-19.
Megjithatë, çfarë do të ndodhte nëse do të vinte deri te skenari më i keq – mos zbulimi dhe prodhimi i vaksinës? Kjo nuk do të ishte hera e parë, transmeton Telegrafi.
“Ka shumë virusë që ende nuk kanë një vaksinë që do ta kuronte”, ka deklaruar mjeku i shquar David Nabaro profesor në Universitetin e Londrës, raporton CNN.
Kështu njerëzimi tash e 40 vite është duke pritur për një vaksinë kundër virusi HIV. Dhe nëse nuk do të ketë një vaksinë kundër COVID-19, kjo do të thoshte se njerëzit do të duhej të mësoheshin të jetonin me coronavirusin.
Sipas sugjerimeve të ekspertëve, masat e karantinimit gradualisht dhe me kujdes të madh do të zbuteshin dhe do të kthehej liria në fusha të caktuara.
Megjithatë testimi me COVID-19 dhe kontrolli i të infektuarve brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të bëhej pjesë e jetës tonë. Kurse në shumë vende, rikthimi i masave mbrojtëse siç është vetëizolimi do të ishte i mundshëm në çdo moment.
Edhe në rast se do të zbuloheshin ilaçe, pa vaksinë nuk do të mund të parandalojnë përsëritjen e epidemisë.
“Për këtë arsye shoqëria duhet të jetë e gatshme që në çdo kohë të mbrohet nga coronavirusi, por të jetë e gatshme edhe për vazhdimin e jetës normale”, ka shtuar Nabaro.
Megjithatë, shumica e ekspertëve janë të bindur se vaksina kundër COVIC-19 do të jetë shpejtë e gatshme për përdorim. Disa madje presin që ajo të ndodh brenda një viti e gjysmë, edhe pse deri më tani nuk është zhvilluar asnjë vaksinë brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës