LAJMI I FUNDIT:

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Ish-manekinia ende duket si super-modele, ndërkaq shumica pyesin ku qëndron sekreti i dukës së saj rinore

Është e vështirë të besohet që dama e parë e SHBA-së i ka 50 vjet, mirëpo do t’jua rikujtojmë që bukuroshja nga Sllovenia gjithmonë është kujdesur për shëndetin dhe bukurinë e vet.

Melania gjoja se me bashkëshortin nuk e ndan të njëjtën dhomë gjumi, por flenë gjumë ndaras dhe zgjohet herët për të bërë gati për të shkuar në shkollë djalin e tyre 14-vjeçar, Baron, shkruan Washington Post, përcjell Telegrafi.


Ha së paku shtatë kokrra pemë në ditë, ndërkaq për revistën GQ ka zbuluar që ditën e fillon me smoothie apo qull.

„Asgjë nuk kam bërë në fytyrë as në trup“

Në një intervistë për Allure, Melania ka theksuar që është kundërshtare e botoksit dhe që në banesën e vet ka sallonin personal të kozmetikës në të cilin cakton masazhin dhe grimin.

– Njerëzit flasin që përdor procedura të ndryshme për fytyrë. Asgjë nuk kam bërë në fytyrë as në trup. Jetoj shëndetshëm, kujdesem për lëkurën dhe trupin tim. Unë jam kundër botoksit dhe kundër injeksioneve. Mendoj që ato dëmtojnë fytyrën dhe nervat. Kjo jam e gjitha unë. Do të plaken e bukur, sikur edhe nëna ime – ka theksuar Melania.

– Cili është qëllimi i botoksit dhe rritja e buzëve? Nëse kjo ju bën të lumtur, në rregull. Mirëpo nuk është për mua – ka shtuar Melani në intervistë.

Mendon sikur gjeneratat e vjetra të femrave

– Tani gjithnjë e më shumë femra në Evropë shkojnë nën brisk dhe përdorin botoksin, mirëpo gjeneratat e vjetra thonë: “Unë do të plakem e bukur. I kam 40 vjet. Nuk dëshiroj të duken sikur t’i kem 15 ose 20 vjet” – ka thënë në intervistën e para disa vjetëve.

Manekinia e dikurshme gjithashtu ka thënë që gjithmonë i kushton kujdes fytyrës së vet, që i është me rëndësi që çdo ditë ta hidratojë lëkurën dhe ta mbrojë nga dielli, si edhe që kurrë nuk shkon në shtrat pa e hequr grimin.

– Kur zgjohem në mëngjes, dëshiroj të freskohem dhe vë pak tonik në fytyrë, pastaj kremin me oksigjenin aktiv dhe me vitaminat A, C dhe E. I kushtoj shumë rëndësi që lëkura ime të jetë e hidratuar gjatë gjithë ditës – ka theksuar atëherë ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori