Gjykata Kushtetuese mund të merr vendim përfundimtar para datës 29 maj, afat ky i masës së përkohshme që është vendosur dje për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti për kryeministër.
Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi beson se vendimi përfundimtar do të jetë para afatit kohor kur është caktuar si masë e përkohshme.
Përderisa Krasniqi si njohës i çështjes kushtetuese shprehet se afati i masës së përkohshme deri më 28 maj, nuk do të duhej të merret si afat përfundimtar, sepse është një afat optimal dhe orientues brenda të cilit Gjykata mund të dalë me një vendim.
“Afati deri më 28 maj, i cili është caktua prej Gjykatës për ta mbajtur këtë masë të përkohshme të pezullimit nuk do të thotë që është afati i fundit kur Gjykata mund të dal me vendimin përfundimtar. Pasi mundet fare lehtë që të kemi një vendim para kësaj date, por po ashtu mund të kemi vendim edhe pas kësaj date. Ka raste kur Gjykata ka nxjerrë vendime për ta zgjatur këtë masën e përkohshme për shkak se nuk ka qenë i gatshëm aktgjykimi përfundimtar. Mirëpo duke ditur prioritetin e kësaj lëndë, unë shpresoj që vendimi përfundimtar do të jetë para 28 majit”, deklaron Krasniqi, për KP.
Vendimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, Krasniqi thotë se është një praktikë e zakonshme nga ana e kësaj gjykata, sipas të cilit një masë e tillë ishte edhe kur është zgjedhur kryetar i kuvendit në vitin 2014, Isa Mustafa.
Megjithatë, sipas Krasniqit, ky vendim djeshëm nga Gjykata i kontribuon edhe uljes së tensioneve politike.
“Kjo masë ka për qëllim që të parandaloj që të ketë efekte juridike ky vendim, për shkak se do të mund të ndodhte që ligjet të cilat do të aprovoheshin me sponsorizim të Qeverisë, me pagat të cilat do të merreshin prej këtyre zyrtarëve. Pastaj, hyrja në marrëdhënie kontraktuale për mes marrëveshjeve ndërkombëtare prej qeverisë. Pra, të gjitha këto do të kishin pasoja juridike dhe për këtë arsye Gjykata ka marrë një masë, e cila e pezullon edhe rrjedhën e afateve. Ndërsa, 15-diteshi që tani do të duhej të ishte afati deri kur Avdullah Hoti do t’i propozonte kuvendit kabinetin e qeverisë së re tanimë pezullohet dhe nuk rrjedhë. Po ashtu përmes këtij vendimi Qeveria në detyrë e Albin Kurtit mbetet deri në momentin kur kjo Gjykatë nuk del me një vendim të ri. Krejt kjo masë i kontribuon edhe uljes së tensioneve të cilat janë krijuar ndërmjet subjekteve politike dhe kështu len një hapësirë që këto subjekte ta pranojnë një aktgjykim përfundimtar që vjen prej Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Krasniqi.
Analisti nga Demokracia Plus ka komentuar edhe vendimin tjetër të kësaj gjykate për Qeverinë e Kosovës, për shpalljen karantinë të komunave, në këtë rast atë të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut përkitazi me ankesat që i ka bërë PDK-ja.
Krasniqi thotë se qeveria dhe komunat duhet t’i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi që bëhet shkelje e dyfishtë.
“Është shumë keq që Qeveria ka marrë vendime kundër kushtetuese dhe aq më keq kur këto vendime vetëm ka provuar t’i ri-paketojë për formën dhe përmbajtjen njëjtë të efekteve që kanë pasur këto vendime. Qeveria duhet ta kuptoj që vendimet që cilat merren prej Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, ato nuk mund të ankimohen dhe është shkelje kushtetuese po ashtu mos respektimi I aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra bëhet shkelje e dyfishtë. Partitë politike të cilat janë të përfshira në rastet kontestimore në Gjykatën Kushtetuese duhet t’i lënë anash kërcënimet dhe presionet ndaj kësaj gjykate, por t’i respektojnë vendimet e saj ashtu siç janë marrë kenë apo jo në favor të tyre. Ajo çfarë duhet të bëjnë komunat është t’i zbatojnë ato aktgjykime të cilat janë marrë prej Gjykatës Kushtetuese, pa humbur kohë, në afatet te cilat janë paraparë”, thotë ai.
Ndërsa, komunat të cilat ende janë në karantinë për perëndimin e përhapjes së koronavirusit, janë Prishtina, Klina, Malisheva dhe Ferizaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë