Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka potencuar angazhimin e madh që është duke u bërë në të gjitha institucionet që të mos kemi raste të reja me COVID-19 dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se është duke punuar ekipi komunal për krijimin e lehtësirave dhe fillimin e punës në disa sektorë ekonomik në Gjilan.
“Edhe në ditën e 51 të përballjes me COVID-19, gjendja është e qetë dhe nën kontroll deri në këto momente. Gjilani ka testuar mbi 600 teste këto ditët e fundit dhe të gjitha janë negative. Edhe më tutje kemi numrin total të të prekurve në 51 raste, 26 janë shëruar plotësisht, tre janë hospitalizuar në QKUK, 20 persona janë në vetizolim dhe fatkeqësisht dy raste janë të vdekura”, tha Haziri.
Shqetësim tjetër në këtë faze, sipas kryetarit Haziri, kanë qenë zjarret në male, që janë inicuar nga individë të pandërgjegjshëm dhe është kërkuar këtu që përpos zjarrfikësve të japin mbështetje edhe organet e rendit dhe të drejtësisë në ruajtjen e pasurisë së përbashkët.
Në skemën e mbështetjes me pako sociale, kryetari ka njoftuar se janë ndihmuar mbi tre mijë familje dhe mbështetja është realizuar në faza të ndryshme.
“Falë mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve, bizneseve, bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë, janë bashkuar me ne për të ndihmuar dhe kemi arritur ta menaxhojmë situatën edhe në rrafshin social. Pakot ushqimore, higjienike e asistencës me barna, kemi arritur që numri të shkojë në mbi tre mijë familje dhe sofra e askujt në këtë fazë nuk ka qenë pa bukë”, ka thënë Haziri.
Pakon e masave lehtësuese të Qeverisë së Kosovës, kryetari Haziri ka thënë se është duke u trajtuar nga ekipi komunal dhe të hënën do të dalin me detaje.
“Masat do të vazhdojnë edhe më tutje. Lehtësira do të ketë në sektorin e ekonomisë. Hapja do të jetë graduale dhe në bazë të vlerësimeve dhe me koordinim të plotë ndër-institucional. Kontrolli i lëvizjes do të vazhdoj edhe më tutje, për përdorimin e masave mbrojtëse, respektimin e distancës, mos daljen pa nevojë dhe masave të tjera, mirëpo detajisht do të njoftohen të gjithë qytetarët deri të hënën”, ka thënë Haziri.
Ai ka njoftuar se së bashku me qeverinë janë duke punuar që në sektorin e hotelerisë, përpos angazhimit për mospërhapje të virusit, do të punohet strikt edhe në ndalimin e pirjes së duhanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri