LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kanadez ndaloi përdorimin e armëve automatike, dy javë pasi një sulmues vrau 22 persona

Kryeministri kanadez ndaloi përdorimin e armëve automatike, dy javë pasi një sulmues vrau 22 persona

Justin Trudeau njoftoi për ndalimin e menjëhershëm të shitjes dhe përdorimit të armëve automatike në Kanada, dy javë pasi një person i armatosur vrau 22 njerëz në Nova Scotia.

Në deklaratën e kryeministrit kanadez, është thënë se do të ndalohen 1,500 lloje armësh automatike, përfshirë edhe dy armë të gjata që i përdori sulmuesi në sulmin e tij, përfshirë edhe AR-15 si dhe disa armë që janë përdorur në sulme në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


“Ju nuk keni nevojë për një AR-15, për të qëlluar një dre. Pra, vendimi hyn në fuqi menjëherë, nuk lejohet më blerja, shitja, transporti, importi ose përdorimi i armëve të gradës ushtarake”, ka thënë Trudeau.

Qeveria ka dhënë amnisti prej dy vjetësh për pronarët e armëve, derisa është duke e hartuar një plan, nëpërmjet të cilit caktohet forma e kompensimit pas dorëzimit të armëve dhe procesi për lejimin e mbajtjes në raste të caktuara.

Sipas amnistisë, armët e ndaluara mund të transferohen ose transportohen vetëm në Kanada, për qëllime specifike.

Të gjithë ata që kanë armë, duhet t’i ruajnë deri në një vendim tjetër, kur caktohet se çfarë duhet të bëjnë me to. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori