LAJMI I FUNDIT:

Shërohen edhe 69 pacientë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shërohen edhe 69 pacientë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 69 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Prej tyre 18 janë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 10 nga Velesi dhe 1 nga Gjevgjelia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur coronavirusin shkon në 807.


Numri i personave të shëruar tashmë është më i madh se i rasteve aktive me coronavirus, i cili është 606.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe katër persona, ndërsa numri i përgjithshëm është 81.

Sipas të dhënave të MSH-së, që nga rasti i parë deri tani në Maqedoni me Covid-19 janë infektuar 1494./Telegrafi/