Vëmendja e BMW-së, në këtë kohë është te makinat me më shumë funksione
Me të njoftuar se e ka larguar nga prodhimi modelin i8, BMW bëri të ditur se këtë super-makinë do ta zëvendësojë me Vision M Next, stili i së cilës është i bazuar në M1, transmeton Telegrafi.
Por, BMW nuk bëri të ditur asnjëherë datën se kur mund të lansohej kjo makinë, derisa burime të sigurta pretendonin se kjo nuk do të ndodhë brenda tri viteve të ardhshme.
Tani raportohet për një ndryshim planesh, që lë të kuptohet se BMW mund ta ketë anuluar në mënyrë të fshehtë prodhimin e kësaj super-makine.
Manager-Magazin raporton se Vision M Next, nuk do të hyjë në prodhim, pasi BMW ka plane tjera dhe në mesin e tyre, super-makinat e reja nuk janë fokusi kryesor.
Sipas hulumtimeve të ekspertëve, i8 nuk është treguar i suksesshëm, ndërsa zëvendësi tij nuk do arrinte të shitej në treg aq sa duhej.
Derisa, me këtë rast edhe është duke kursyer, sepse prodhimi i super-makinave kushton shumë dhe përfitimi prej tyre merr kohë.
Kohëve të fundit, BMW është fokusuar në makinat që kryejnë shumë funksione, kryesisht SUV, shkaku i kërkesës në treg dhe përfitimit më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Videoja tregon veturën Rivan R1T që lëviz në liqen
Instruktori i BMW-së jep këshilla se si të bëjmë 'drift' në një rrugë të lagur
Ferrari 330 GTC është rikthyer në perfeksion
SKODA OCTAVIA 1.6 - Makina që i ka të gjitha
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak