LAJMI I FUNDIT:

Ema Uka tregon se nuk është beqare dhe ka të dashur

Ema Uka tregon se nuk është beqare dhe ka të dashur
Foto: O Sa Mirë/YouTube

Aktorja dhe modelja e njohur Ema Uka, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan herë pas here me ndjekësit imazhe nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet e ndryshme nga profesioni i saj.

Së fundmi, aktorja Uka u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave ajo më pas do t’iu përgjigjej.


Mes pyetjeve të shumta, ajo iu përgjigj një prej fansave që e kishte pyetur se si po i shkon periudha e karantinimit, gjë për të cilën ajo u përgjigj pozitivisht duke thënë “tepër mirë”.

Foto: Ema Uka/InstaStory

Ndërkohë, Ema nuk u ka shpëtuar as pyetjeve për jetën private, pasi një prej ndjekësve nuk kishte hezituar ta pyeste atë nëse kishte të dashur.

“Po”, shkroi aktorja dhe modelja në përgjigjen e saj, duke bërë kështu të ditur se është në lidhje, dhe statusi i saj nuk është ai i beqares.

Foto: Ema Uka/InstaStory

Ema përndryshe u bë e njohur për publikun si ‘Lyra’ e hit serialit “O Sa Mirë”, teksa tash e sa kohë është zhvendosur në New York, ku ka nisur një karrierë të re si modele. /Telegrafi/

Foto: O Sa Mirë/YouTube