LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë miraton faljen e gjobave, shtyhet pagesa e qirave

Kuvendi i Shqipërisë miraton faljen e gjobave, shtyhet pagesa e qirave

Këtë të enjte deputetët e pajisur me maska dhe doreza u mblodhën në seancë plenare për të diskutuar për  një sërë pikash që lidhen me pandeminë e COVID-19.

Pas gati dy orësh diskutime, parlamentarët vendosën të miratojnë faljen e gjobave të vendosura para hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal dhe shtyrjen e pagesave të qirave.

Në këtë mënyrë, 7.107 gjoba për këmbësorët dhe 1.941 gjoba për shoferët janë falur. Ata u ndëshkuan pasi thyen masat shtrënguese kundër përhapjes së coronavirusit.


Nga ana tjetër, të gjithë qiramarrësit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, që kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik të nënshkruar para shpalljes së gjendjes së epidemisë, nuk do të paguajnë detyrimin e qirasë për muajt prill dhe maj./Vizion Plus