LAJMI I FUNDIT:

Veseli kujton betejën e Kaçanikut

Veseli kujton betejën e Kaçanikut

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar betejën e Kaçanikut dhe dhe gjithë kryengritjen e shqiptarëve në vitin 1910.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Kaçanik 110 vjet më parë nisi beteja më heroike të popullit shqiptar, ku rreth 3000 luftëtarë të udhëhequr prej Idriz Seferit, u përballën me sulmin e mbi 10000 ushtarëve osmanë të komanduar nga Shefqet Turgut Pasha.

“Gryka e Kaçanikut dhe populli i kësaj zone e ka një traditë të lavdishme luftarake duke nisur me kryengritjen kundër osmanëve të udhëhequr nga Pjetër Bogdani përkrah austriakëve në 1690, kryengritjen e prirë nga Dervish Cara në 1844, luftën në kuadër të Lidhjes së Prizrenit në 1881, betejën e sipërpërmendur të 1910, betejën tjetër kundër pushtuesit serb në 1913 për të arritur në kohët tona me luftën e fundit të 9 prillit 1999 ku dhanë jetën 28 dëshmorë të UÇK-së”, ka shkruar Veseli.


Postimi i plotë:

110 vjet më parë, këtu në Kaçanik, ka nisur njëra nga betejat më heroike të popullit shqiptar, ku rreth 3000 luftëtarë të udhëhequr prej Idriz Seferit, u përballën me sulmin e mbi 10000 ushtarëve osmanë të komanduar nga Shefqet Turgut Pasha. Me gjithë epërsinë e madhe të armatimit dhe të forcave që kishte ekspedita osmane, trimat e Idriz Seferit shpartalluan rreth 20 batalione armike duke bërë që Turgut pasha të humbte në Kaçanik më shumë se një të katërtën e forcave. Kjo betejë si dhe gjithë kryengritja e vitit 1910, i hapën rrugën shpalljes së pavarësisë dy vjet më vonë si dhe patën jehonë të madhe në gjitha kancelaritë e fuqive të mëdha.

Gryka e Kaçanikut dhe populli i kësaj zone e ka një traditë të lavdishme luftarake duke nisur me kryengritjen kundër osmanëve të udhëhequr nga Pjetër Bogdani përkrah austriakëve në 1690, kryengritjen e prirë nga Dervish Cara në 1844, luftën në kuadër të Lidhjes së Prizrenit në 1881, betejën e sipërpërmendur të 1910, betejën tjetër kundër pushtuesit serb në 1913 për të arritur në kohët tona me luftën e fundit të 9 prillit 1999 ku dhanë jetën 28 dëshmorë të UÇK-së. Nuk është rastësi që delegatët e Kuvendit të Kosovës këtu gjetën strehë të sigurtë për t’u mbledhur e për të shpallur Deklaratën Kushtetuese të Kaçanikut më 07 shtator të vitit 1990.

Lavdi dëshmorëve e luftëtarëve të panumërt që kjo trevë patriotike ka prodhuar brez pas brezi! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori