LAJMI I FUNDIT:

Kërçovë, do të ndahen 100 tabletë për nxënësit me rrezik social

Kërçovë, do të ndahen 100 tabletë për nxënësit me rrezik social

Komuna e Kërçovës informoi se do të ndajë 100 tabletë për nxënësit e kategorive të familjeve me status social, të cilat janë dhuratë e kompanisë “Ecolog international”.

Tabletët do të ndahen në të gjitha shkollat në mënyrë proporcionale, ndërsa më tutje drejtorët e shkollave do t’ua shpërndajnë tabletët nxënësve të cilët iu takojnë grupeve të rrezikuara sociale, bënë të ditur nga vetëqeverisja lokale e Kërçovës.

Projekti synon të përmbushë nevojat e nxënësve që kanë nevojë për pajisje digjitale për mësim në internet, informon “Ecolog international”, duke theksuar se ka shpërndarë mijëra tableta në të gjithë vendin. Pas pranimit të donacionit, Komuna e Kërçovës shprehu mirënjohjen për këtë kompani.


Ditëve në vazhdim, pajisjet elektronike do të shpërndahen te të gjithë nxënësit nevojtarë, duke i përfshirë të gjitha familjet me status social, pa dallim.