LAJMI I FUNDIT:

Pisonero: Presim ta prezantojmë në qershor kornizën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Pisonero: Presim ta prezantojmë në qershor kornizën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero për AIM deklaroi se pritje në Bruksel janë se korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut do të mund të prezantohet në qershor.

Ajo përsëriti qëndrimin e Komisioni Evropian është duke punuar në përgatitjen e kësaj kornize të bisedimeve që kur u dha drita e gjelbër nga vendet anëtare të BE-së gjatë muajit mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raportojnë nga AIM, korniza e bisedimeve përmban parimet, mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat mes dy palëve dhe pasi të jetë gati, duhet të merr dritë të gjelbër nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.


Skenari optimist, nëse Komisioni Evropian e prezanton këtë kornizë në qershor, është që diku në vjeshtë do të miratohet nga vendet anëtare, nëse ato i harmonizojnë pozicionet e tyre, pas çka mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, pra hapja e kapitullit të parë për Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.

Nga 1 korriku të këtij viti, fillon kryesimi gjerman me BE-në dhe pritet ta mbajë fokusin mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori