LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë bisedimet mes AKR-së dhe LDK-së drejt arritjes së koalicionit

Vazhdojnë bisedimet mes AKR-së dhe LDK-së drejt arritjes së koalicionit

Sekretari i Përgjithshëm i Alencës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike drejt arritjes së një koalicioni për formimin e Qeverisë së re.

Veseli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se AKR ka kontribuar gjithmonë për daljen nga ngërçet politike.


“Ka pas biseda dhe do të ketë, andaj varet se si do të finalizohen. Ne gjithmonë kemi qenë institucional dhe kemi kontribuar për daljen nga ngërçet politike, duke pas primare interesin e përgjithshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kreu i AKR-së, është nisur nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë. Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar rreth orës 18:00.

Pacolli ende nuk është nisur për Kosovë, ai po vazhdon të qëndrojë në Tiranë
Lexo po ashtu Pacolli ende nuk është nisur për Kosovë, ai po vazhdon të qëndrojë në Tiranë

Pacolli ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve se ai duhet të futet në karantinë për dy javë, ai ka pohuar se nuk ka nevojë të qëndrojë i karantinuar pasi që ka qenë dy muaj i karantinuar në Zvicër.

Ai ka thënë se po e lë Zvicrën për të ardhur në Kosovë, për të respektuar votën e qytetarit, për të marrë pjesë në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, LDK dje ka theksuar se gjatë këtyre ditëve do t’i finalizojë koalicionet me AAK, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe minoritetet joshumicë në Kuvend. LDK ka vendosur që kandidat për kryeministër të jetë Avdullah Hoti, /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori