Një miliard njerëz në mbarë botën mund të infektohen me coronavirus, nëse vendeve të rrezikuara nuk u ofrohet ndihmë e shpejtë, ka paralajmëruar Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim (International Rescue Committee).
Organizata ndërkombëtare humanitare, që u themelua në vitin 1933 nga Albert Ajnshtajn, ka njoftuar se ndihma financiare dhe humanitare është shumë e nevojshme për të ngadalësuar përhapjen globale të virusit, transmeton Telegrafi.
Shumë vende që janë në zhvillim e sipër kanë përqindjen zyrtare të infektuarve apo numrin e të vdekurve shumë të ulët, por besohet se shifrat reale janë shumë më të larta, paralajmëron IRC.
Kjo organizatë ndërkombëtare rikujton se problemi kryesor me të cilin po ballafaqohen vendet që janë në zhvillim e sipër apo edhe ato vende jostabile – është mungesa e pajisjeve medicinale dhe barnave për shërimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Në Afganistan dhe Pakistan ka më pak se 10 respiratorë në 10 milionë banorë, kurse në Nigeri kjo shifër është më e vogël – 0,8 në një milion.
Italia, që ka përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga coronavirusi në botë, ka pasur 80 respiratorë në një milion njerëz në fillim të krizës.
Për këtë arsye “vendet jostabile” si Afganistani dhe Siria, kanë nevojë urgjente për financim me qëllim që të shmanget epidemia e madhe, raporton BBC.
Në raportin e bazuar në modelet dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Universitetit Imperial në Londër, vlerësohet se globalisht mund të jenë 500 milionë deri në një miliard të infektuar me coronavirus.
Gjithashtu është thënë se mund të ketë më shumë se tre milionë të vdekur ne vendet e goditura nga luftërat dhe jostabiliteti.
“Këto shifra do të duhej të shërbenin si thirrje për veprim”, ka deklaruar presidenti i Komitetit, David Miliband.
Ai pranoi se tani është momenti kyç që donatorët me urgjencë të fillojnë në mënyrë fleksibile me financimet.
“Qeveritë duhet të punojnë bashkë, për të larguar çfarëdo barriere në të cilën mund të hasin gjatë ndihmës humanitare”, ka shtuar Miliband. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles