LAJMI I FUNDIT:

Nëntë persona lirohen nga karantina, 168 të tjerë po qëndrojnë në Qendrën e Studentëve

Nëntë persona lirohen nga karantina, 168 të tjerë po qëndrojnë në Qendrën e Studentëve

Nëntë persona janë liruar sot nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, meqë të njëjtit nga analizat që u janë bërë mbrëmë ka dalë që nuk janë të infektuar me Covid-19. Ndërsa numri i personave që aktualisht po qëndrojnë të karantinuar në këtë qendër është 168.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfisha.

“Nëntë persona janë liruar sot, të gjithë kanë dalë negativë që janë testuar dje, dhe 168 është numri momental i personave që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve”, tha Sfishta për KosovaPress.


Aktualisht numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë është 780, ku 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.

Republika e Kosovës ka hyrë në javën e shtatë të përballjes me koronavirus, që prej 13 marsit kur u regjistruan rastet e para.

Qeveria e Kosovës ka pezulluar mësimin në shkolla, punën në restorante, ka mbyllur qendrat tregtare e lokale të tjera, si masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ndërkohë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, prej 15 prillit qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, duke respektuar numrin e parafundit të letërnjoftimit i cili i përcakton orën për qarkullim.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori