LAJMI I FUNDIT:

OSBE për masakrën e Mejës: Kujtesë e zymtë e tragjedisë së luftës

OSBE për masakrën e Mejës: Kujtesë e zymtë e tragjedisë së luftës

Misioni i OSBE-së në Kosovë i është bashkuar sot liderëve institucionalë dhe shoqërisë në shënimin e 27 prillit, Ditës së Personave të Zhdukur në Kosovë.

Në njoftim thuhet se në këtë ditë përkujtohet edhe masakra e Mejës, masakra më e madhe në të cilën mbi 350 burra dhe djem civilë shqiptarë u vranë nga forca të sigurisë së Millosheviqit që vepronin në zonë.

“13 nga viktimat e Mejës janë ndër 1,641 viktimat nga të gjitha komunitetet që mbeten të zhdukur nga 1998-1999. Proporcioni i mizorisë në Mejë dhe fshatrat përreth është një kujtesë e zymtë e tragjedisë dhe humbjeve të luftës për shoqërinë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.


OSBE në këtë ditë bën thirrje për përpjekje të ripërtërira për drejtësi dhe për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që ende mungojnë.

“Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar besimin midis komuniteteve që mund të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të prosperuar për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori