LAJMI I FUNDIT:

Kush ishin dy bashkëlojtarët e Lionel Messit në La Masia që gjuanin goditjet e dënimit më mirë se argjentinasi – ku luajnë aktualisht këta dy futbollistë

Kush ishin dy bashkëlojtarët e Lionel Messit në La Masia që gjuanin goditjet e dënimit më mirë se argjentinasi – ku luajnë aktualisht këta dy futbollistë

Një ish-lojtar i ekipit të të rinjve të Barcelonës ka thënë se se kishte dy lojtarë në La Masia që i gjuanin goditjet e dënimit më mirë se Lionel Messi.

Messi aktualisht vlerësohet si një nga gjuajtësit më të mirë të goditjeve të dënimit në futboll.

Por, ish-lojtari i La Masia, Roger Giribet ka deklaruar se kishte dy lojtarë në La Masia që ishin specialistë më të mirë sesa argjentinasi sa i përket goditjeve të dënimit.


“Victor Vazquez, i cili ishte i mahnitshëm dhe nga e majta Juanjo Clausi. Messi pothuajse kurrë nuk gjuante”, tregoi ai.

Vazquez është gjashtë muaj më i vjetër se Messi dhe ka luajtur gjithsej tri ndeshje për skuadrën e parë të Barcelonës.

Ai arriti të shënojë një gol për kampionët e La Ligës kundër Rubin Kazanit në Ligën e Kampionëve.

Pep Guardiola e shiti Vazquez në Club Brugge në vitin 2011 dhe ai tani luan për Umm Salal në Katar, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Meksikë te Cruz Azul dhe në MSL te Toronto FC në Kanada.

Nuk janë sukseset që Messi ka arritur, por është një karrierë e respektuar për Vazquez që ka fituar trofe në tre vende të ndryshme.

Ai vazhdon të shënojë gola të bukur nga goditjet e dënimit.

Për dallim nga Vazquez, Clausi nuk arriti të qëndrojë në nivelin më të lartë të futbollit.

Sulmuesi luajti për ekipin e të rinjve të Barcelonës deri në nivelin U-19 para se të shitej në Catarroja CF në vitin 2006.

Sulmuesi ka bërë karrierë në ligat e ulëta të Spanjës dhe i është bashkuar skuadrës së nivelit të tretë, Paterna CF.

Messi nuk ka qenë gjithmonë mbreti i goditjeve të lira dhe legjenda argjentinase Diego Maradona thuhet se e ka ndihmuar në këtë drejtim.

Maradona e punoi me Messin, kur ishte si trajner i Kombëtares së Argjentinës mes vitet 2008 dhe 2010.

Diego Maradona dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Ndihmësi i Maradonas, Fernando Signorini, ka treguar një episod mes dyshes së njohur, duke treguar se si trajneri mësonte nxënësin e tij.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori