Kërpudha Reishi – e njohur si kërpudhë e pavdekësisë: Ilaç magjik për të gjitha sëmundjet
Lista e të mirave shëndetësore të cilat i sjell kjo kërpudhë vërtet është e gjatë
Elmedina Ukshini,
Terapiste e ushqimit
tel. 045953110
Gjurmët e shkruara flasin që në mjekësinë tradicionale të Kinës dhe Japonisë është përdorur për trajtimin e nefritit, hipertensionit, artritit, pagjumësisë, bronkitit, astmës dhe të thatit në lukth.
Është konsideruar ilaç magjik për të gjitha sëmundjet, ndërkaq hulumtimet bashkëkohore tregojnë që ndikon kundër tumoreve, ndihmon në trajtimin e infeksioneve të HIV-it, ka efekte pozitive në sistemin kardiovaskular, i kontribuon mbrojtjes së mëlçisë, punës më të mirë të sistemit nervor…
Te pacientët të cilët vuajnë nga kanceri, te të cilët mjetet klasike mjekësore nuk kanë dhënë rezultate, është vërejtur që tretmani me kërpudha reishi të kombinuara me vitaminën C japin rezultate të jashtëzakonshme. Organizmi drastikisht rrit prodhimin e antitrupave, nuk ka më infeksione, aktivizon sistemin imunitar.
Në doza më të mëdha se 5 g kërpudha Reishi ka dhënë rezultate në luftën kundër tumoreve të mushkërive, tumoreve të trurit, tumoreve të mëlçisë, veshkave dhe pankreasit.
Kërpudhat R Leishi qëmoti janë përdorur si mjet kundër kancerit, për rritjen e aktivitetit imunostimulativ, ndërsa në kohën e tashme gjithnjë e më shumë shërben edhe për zvogëlimin e efekteve negative të kimioterapisë dhe radioterapisë.
Efektet pozitive të kërpudhave reishi shpjegohen për arsye që ato kanë përqendrim shumë të lartë të germaniumit organik, polisaharide dhe tripertene – materie të cilat forcojnë sistemin tonë imunitar.
Reishi gjithashtu përmban proteinën Ling Zhi-8, e cila forcon sistemin imunitar.
Në mjekësinë popullore kineze “Ganoderma Lucidum” përdoret për tretmanin e sëmundjeve të pesë organeve të rëndësishme: zemrës, mushkërive, mëlçisë, pankreasit dhe veshkave, por edhe për sëmundje të tjera të ndryshme, si edhe për rregullimin e mekanizmit të tërësishëm trupor dhe rregullimin e metabolizmit, gjë që siguron punë të drejtë të të gjitha organeve.
Si antioksidant, promovon ndjenjën e mirëqenies së përgjithshme me eliminimin e radikaleve të lira dhe përmirësimin e aftësive të organizmit që të shfrytëzojë oksigjenin.
Kjo lehtësi zakonisht mund të ndihet në afat prej 10 deri në 14 ditësh nga dita e fillimit të përdorimit të kësaj kërpudhe, ndërsa disa njerëz e konsiderojnë që kanë pasur përparim të dukshëm të shëndetit të tyre pas dy muajve.
Si përdoret kërpudha reishi
Për të pasur dobinë më të madhe, merrni Reishi në mëngjes në stomak të zbrazët dhe shtoni konsumimin e ujit gjatë ditës në mënyrë që të ndihmoni në eliminimin e helmeve.
Duke marrë Ganoderma LucidumGanoderma Lucidum bashkë me vitaminën C, antioksidantin e dytë, do t’i ndihmoni organizmit që më mirë t’i absorbojë të gjitha substancat aktive të kërpudhës Reishi.
Kjo kërpudhë e rrallë së cilës i thuren lavde për aftësinë kuruese, nuk prodhon pothuajse asnjë efekt anësor.
Në të vërtetë, shumica e njerëzve vërejnë një përmirësim të shpejtë në nivelet e tyre të energjisë, aftësitë mentale dhe gjendjet shpirtërore, ndërkohë që përjetojnë zvogëlim të dhimbjeve, alergjive, problemeve të tretjes dhe infeksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet