LAJMI I FUNDIT:

Taravari për 27 prillin: Organizatorët në liri, ndërsa Feta Alimi i burgosur

Taravari për 27 prillin: Organizatorët në liri, ndërsa Feta Alimi i burgosur

Në tre vjetorin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje se një pjesë e organizatorëve të dhunës makabre shëtisin lirshëm ndërsa një pjesë janë bërë pjesë e pushtetit.

Sipas kësaj partie ka edhe të atillë si Feta Alimi që mbahet padrejtësisht në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp tha se “dëshirojnë që kjo datë të kujtohet si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejsë që vendi të bëhet pjesë e NATO-s”.


“Ishte i vetmi kryetar i ndonjë partie shqiptare që mori pjesë në betejën historike të kësaj date të 2017-ës, kur u rrëzua një regjim që e mbylli dhe izoloi totalisht mbi 10 vjet RMV-në, një regjim i përbërë nga binomi BDI – VMRO. Sigurisht që nuk duam të kujtojmë dhunën makabre që u ushtrua mbi trupin e tij, por sot duam që kjo datë të kujtohet nga të gjithë si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejës që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Arben Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori