LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Maqedoni presin valë të re të coronavirusit në vjeshtë: Jemi të gatshëm për menaxhim

Autoritetet në Maqedoni presin valë të re të coronavirusit në vjeshtë: Jemi të gatshëm për menaxhim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është në përgatitje të planit për organizimin e kapaciteteve në spitale për valën e re të coronavirusit, që pritet në fillim të vjeshtës, kur edhe pritet rëndim i sistemit shëndetësor edhe nga të sëmurët nga gripi sezonal.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se shteti tani ka përvojë edhe mund të përballet me sfidat e radhës të viruseve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne praktikisht jemi në përgatitje të planit, një pjesë e mirë është bërë, për atë se si duhet të organizohen kapacitetet për muajt e ardhshëm, sidomos për fillimin e vjeshtës, kur presim valë të re të të sëmurëve, si dhe ngarkesë me gripin sezonal”.


“Tani po veprojmë dhe kemi mësuar se çfarë dhe si duhet. Kemi kapacitete shtesë në Klinikën Infektive dhe e dimë si ta organizojmë spitalin 8 Shtatori, ndërsa paralelisht të mos ketë vonime për të sëmurët kronik, gjë që po ndodh tani”, tha Filipçe.

Ai tha se e mira është që këmbehen përvoja me shtetet tjera përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa edhe krijimin e aplikacionit “Stop Korona” e vlerësoi si pozitive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Lajme
Kalo në kategori