LAJMI I FUNDIT:

Kompania nga India paralajmëron fillimin e prodhimit, vaksina kundër coronavirusit do të jetë në treg në tetor?

Kompania nga India paralajmëron fillimin e prodhimit, vaksina kundër coronavirusit do të jetë në treg në tetor?

Vaksina për coronavirusin e cila këtë javë filloi testimin në njerëz në Britani të Madhe, do të mund të jetë e gatshme për treg në tetor të këtij viti, ka bërë të ditur Adar Panavala, drejtori i përgjithshëm i “Instituti i Serumit në Indi”, kompani kjo që planifikon prodhimin e vaksinës.

Vaksinën e kanë prodhuar shkencëtarët e Oksfordit, kurse Instituti i Serumit në Indi planifikon të fillojë prodhimin serik për dy ose tre javë. Nxjerrja e vaksinës në treg varet nga ajo se sa i suksesshëm do të tregohet testimi i saj në njerëz, transmeton Telegrafi.


“Ekipi ynë është duke punuar ngushtë me doktor Hillin nga Oksfordi, dhe presim fillimin e prodhimit të saj në dy apo tre javët e ardhshme. Gjashtë muajt e parë do të prodhojmë pesë miliona doza në muaj, kështu që shpresojmë që më pas do ta rritim kapacitetin e prodhimit në 10 milionë në muaj”, ka shtuar Ponavala.

Ai shtoi se nxjerrja e vaksinës në treg pritet të ndodh në tetor, por sipas tij një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse testimet janë të suksesshme, duke përcjell me vëmendje efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

Panavala pranoi se kompania e tij nuk do ta patentoj vaksinën, nëse testimet klinike rezultojnë të suksesshme.

“Nuk duam ta patentojmë sepse dëshirojmë të prodhohet dhe shitet në mbarë botën, jo vetëm në Indi. Shpresoj që njëjtë do të veprojnë edhe kompanitë tjera që zbulojnë vaksinën, me qëllim që të kemi sa me shpejtë miliarda doza në mbarë botën”, tha për fund ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori