LAJMI I FUNDIT:

Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme punën nga shtëpia edhe pas pandemisë

Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme punën nga shtëpia edhe pas pandemisë

Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, po planifikon që ta bëjë ligjore të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë së koronavirusit të ri.

Ministri Heil, i tha gazetës Bild se ai synon të paraqesë legjislacionin gjatë kësaj vjeshte.


Sipas tij, bazuar në vlerësimet fillestare përqindja e forcës punëtore që punon nga shtëpia është rritur nga 12% në 25% gjatë krizës së koronavirusit.

Në Gjermani llogaritet se rreth 8 milionë njerëz punojnë nga shtëpia, raporton AP.

“Kushdo që dëshiron dhe që ia lejon puna, duhet të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia, edhe kur pandemia të ketë mbaruar”, tha Heil.

“Ne po mësojmë gjatë kësaj pandemie se sa shumë punë mund të bëhet nga shtëpia”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, përmes këtij projektligji nuk do të bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia, mirëpo vetëm do të mundësohet një gjë e tillë.

“Njerëzit mund të zgjedhin që të punojnë plotësisht nga shtëpia, ose ta bëjnë këtë vetëm për një ose dy ditë në javë”, tha ai.

Grupi kryesor i punëdhënësve në Gjermani e hodhi poshtë idenë.

Shefi ekzekutiv i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, Steffen Kampeter, tha se puna në shtëpi është në interes të të gjithëve kur është e mundur dhe ka kuptim, por “çështjet operacionale dhe kërkesat e klientëve duhet të luajnë një rol kryesor”. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori