LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët

Gucati: Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas deklarimeve të Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me UÇK-në.

Ai ka thënë se Shkëlzen Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët, ruset e shtetet pro ruse e serbe.

Gucati ka thënë se aktakuza e ngritur pa gjyq nga Shkëlzen Gashi, linçimi dhe ekzekutimi i UÇK-së, me shpifje dhe insinuata përkon me elaboratet e Akademisë së Serbisë, plan-programet e tyre që për qëllim kanë vrasjen, kompromitimin dhe eliminimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë Serbinë.


Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht me rastin e Gashit, i cili e ka akuzuar UÇK-në për më shumë se 1.000 vrasje.

“Mësimet e Veton Surrojtë, Isuf Buxhovit, Eqrem Kryeziut, (madje ky i fundit, mblodhi në emër të Komisionit të fshehtë për krime lufte “dëshmi” kundër UÇK-së, të cilat i dorëzoi nëpër gjykata. Këto dëshmi i mori në shumicën e rasteve më dhunë tek një strukturë e mjerë, shumica prej tyre bashkëpunëtorë me damkë të Serbisë). Këto mësime i mori edhe Shkëlzen Gashi e soj i tij, i shkollave të Kumrovcit, të cilët mbetën besnik dhe pjesëtarë të devotshëm të zbatimit të programit të Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesve tjerë të radikalizmit serb. Kemi duruar mjaft. Ju qëndroni bashkë me strukturat serbe, prapa skenarëve të vrasjeve të gjatë luftës dhe pas luftës më qëllim që ti bëni fajtor UÇK-në. Mos e harroni këtë, e keni çjerrë maskën vet”, ka shkruar Gucati.

Postimi i plot pa ndërhyrje:

Beteja të cilën po e udhëheqë Shkëlzen Gashi kundër strukturës së UÇK-së, nuk është e sodit, ajo i ka rrënjët më largë, më herët, ndoshta që kur u shfaq UÇK-ja si forcë ushtarake. Shkëlzen Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët, ruset e shtetet pro ruse e serbe.

Kjo strukturë po e godet UÇK-në jo pse ka bërë krime, sepse secili qytetar i Kosovës e dinë se UÇK-ja nuk ka bërë krime, e dinë edhe BE-ja, dhe shtetet tjera të botës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është duke u hetuar që 20 vite nga UNMIK-u, Haga, EULEX-i, Gjykatat vendore, Policia e Kosovës, Gjykata Speciale tash së fundi, por kurrë në asnjë rast, makar në asnjë rast të vetëm nuk kanë gjetë as më të voglin dyshim as fakt për krime që i ka bërë UÇK-ja ndaj askujt.

Kjo kastë e shoqërisë me orjentim pro serb e rus, po e sulmojnë UÇK-në për ta goditur kredibilitetin e Kosovës dhe gradualisht përmes këtyre goditjeve edhe rrënimin e stabilitetit të Kosovës si shtet, duke i shkaktuar pasoja zingjirore edhe në arenën ndërkombëtare.

Shkëlzen Gashi, bashk me një kastë të caktuar të intelektualëve të mbështetur kurdoherë nga Serbia dhe mbështetësit e saj ndërkombëtar, organizuan dhjetra e dhjetra gjyqe kundër UÇK-së, ndërtuan lloj-lloj historie kundër tyre, blenë dhe paguan më shumë se 70% të dëshmitarëve për të dëshmuar në këto procese, kjo është e ditur publike.

Madje disa prej këtyre dëshmitarëve u vranë pasi ata e zbuluan veten (me dashje apo pa djashje) se punonin për këto struktura për ta shkatruar strukturën e UÇK-së, pa prova e dëshmi, por më dëshmitar të montuar, si mundësi e vetme për të arritur deri të qëllimi.

Opinioni publik duhet ta dinë edhe një gjë, Gjykatën Speciale nuk e ka iniciuar Dick Marty, as ndonjë përson tjetër ndërkombëtar, ajo është formuar për shkak të presionit të klanit anti UÇK të cilët e rekrutuan Shkëlzen Gashin dhe mjaft të rinjë të tjerë të cilët pasi i helmuan më urrejtjen anti UÇK, i hodhën në një fushatë tepër të tmerrshme, denigruese, të ashpër e shkatërruese kundër strukturës së UÇK-së.

Pas këtij lumi më akuza të përditëshme, këta njerëz filluan të përpilojnë qindra raporte kundër UÇK-së, shumë prej tyre duke i drejtuar edhe në shumë adresa me ndikim të strukturave ndërkombëtare.

Pas këtij mali me akuza, Dick Marty i financuar dhe mbështetur nga strukturat e shërbimit të jashtëm rus, inicoi raportin e tij kundër Kosovës që njihet si “Raporti Dick Martyt”.

Në këtë raport, vrehen qartë akuzat që i ka bërë Shkëlzen Gashi dhe struktura e tij kundër UÇK-së, të cilat Dick Marty i ka inkorporuar në raportin e tij si “dëshmi”, kundër UÇK-së. E them këtë sepse raporti i Dick Martyt nuk përbanë akuza ndaj UÇK-së, në atë raport ka vetem urrejtje ndaj UÇK-së, asgje më shumë.

Mi 10 mij hetues të UNMIK-ut, EULEX-it, Hagës, Gjykatës Speciale, Gjyqeve vendore të ndihmuar ndoshta edhe nga një stafi jo i vogël i bashkpunëtorve profesional si tipi i Shkëlzen Gashi e rrjetit të tyre, por edhe i Dick Martyt me rrjetin e tij të bashkëpuntorëve që poashtu nuk është i vogël e hetuan strukturën e UÇK-së për të gjetur diçka madje shumë të vogël që lidhet më krimet e UÇK-së, madje edhe sa për ta arsyetuar vetveten dhe punën e tyre, por kaluan 20 vite e asgjë nuk ka dalë prej gjithë këtij hetimi shumë të pa drejt dhe antinjerëzor.

E them antinjerorë sepse për asnjë qast këta njerëz nuk e kanë lënë UÇK-në më shpifje e të pavërteta. Prononcimi i këshilltarit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi në televizionin T7, kundër UÇK-së, përbënë fyerjen më të rëndë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e di pse por edhe Sllobodan Millosheviqi i cili është konsideruar edhe si kasapi i Ballkanit ka qenë më i rezervuar në prononcime se sa Shkëlzen Gashi.

Aktakuza e ngritur pa gjyq nga Shkëlzen Gashi, linçimi dhe ekzekutimi i UÇK-së, më shpifje dhe insinuata përkon më elaboratet e Akademisë së Serbisë, më planprogramet e tyre të cilat ndër pikat kyqe kanë vrasjen, kompromitimin dhe eliminimin e kundërshtarëve, strukturave të pa bindura, dhe të gjithë atyre që e kundërshtojnë Serbinë me armë apo me propagandë.

Në emrin tim përsonal dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilën e drejtoj i bëj thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht më rastin e Shkëlzen Gashit i cili e ka akuzuar strukturën e UÇK-së për më shumë se 1000 vrasje. Apeloj që ky rast mos të heshtet sepse jemi lodhur që 20 vite duke na quajtur kriminel, bashkpuntorët, kolaboracionistat e argatët e Serbisë. Këtë radhë kërkojmë nga gjykatat e Kosovës dhe ato ndërkombëtare (në këtë rast Gjykata Speciale) që Shkëlzen Gashi ti ofroj dëshmitë e tij për atë shka ka deklaruar publikisht për strukturat e UÇK-së.

Ka 20 vite qe struktura e UÇK-së akuzohet njëanshem, pa bazë për krime lufte, sidomos nga njerëzit që kanë përafri më strukturat e ekstremit të djathtë që mbështetet nga serbet, ruset e përkrahësit e tyre, pa e afruar as dëshminë më të vogël. E bëjë më dije gjithsecilin se fyrjet e tilla pa afruar argumente të qëndrueshme para publikut e gjykatave nuk do ti tolerojmë më.

Jemi lodhur nga këta mërcenar të pa shpirtë, më akuza të përditshme, më të njëjtën retorikë. Prononcimi i Shkëlzen Gashit nga studiot televizive, ishte thirrje për luftë, për gjakderdhje e vëllavrasje. Këso thirrjesh u bënë edhe më herët nga kryeministri Kurti dhe strukturat e tij qeveritare. Prandaj sojo i Shkëlzen Gashit kurrë nuk ngopet me gjakun dhe fatkeqësitë e shqiptarëve. Fatkeqsisht shumë ç’njohje dhe dështime të Kosovës ndodhën për shkak të aktiviteteve destruktive të strukturës së Shkëlzen Gashit, të cilët bënë e po bëjnë çmos për ta dëmtuar imazhin e Kosovës të ndërtuar më shumë mund e sakrifica të njerëzve me të mirë të këtij vendi.

Sa për dijeninë e Shkëlzen Gashit, këtij anti shqiptari të tërbuar i cili nuk zgjedhë mjete as forma për ta dëmtuar vendin e vet, po ceki se mbi 30 epror të ushtrisë dhe policisë serbe kanë deklaruar haptazi në gjykata të Serbisë por edhe para publikut të gjërë se ata kanë qenë pjesëmarrës në disa vrasje dhe masakra që janë përgaditur për ti akuzuar UÇK-në. Gjykata e Hagës, Gjykata Speciale, Gjyqet vendore të cilat kanë qenë shumë më të ashpra se sa gjykata e Hagës, kanë ngritur padi ndaj pjesëtarëve të shumt të UÇK-së, në të gjitha rastet mbi baza të shpifjeve dhe dëshmive të rreme, për këtë arsyje edhe kanë dështuar dhe do të dështojnë.

E kuptojmë shqetsimin e Shkelzen Gashit dhe eprorëve të tij, se nuk ndihen rehatë pa prezencën e Serbisë, e kuptojmë dhe e kemi të qartë se kjo shtresë e njerëzve janë të instrumentalizuar nga stafi i Departmentit për lobim dhe propagandim kundër Pavarësisë së Kosovës, me seli në Beograd dhe në shumë qendra të shteteve të Evropës, punë kjo që e kanë kryer mjaft suksesëshem gjërë më tani. Libri i Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, “Gjahu Kriminelët e Luftës dhe unë”, e cila akuzon ish-UÇK-në, se ka rrëmbyer civilë serbë, të cilët më pas janë transferuar në veri të Shqipërisë nga ku u janë hequr organet e trupit.

Këto akuza të Carla Del Pontes, janë bërë më shumë për ta arsyetuar dështimin e vet në Hagë. Poashtu siç e dinë gjithë Kosova dhe bota, edhe raporti i Dick Martyt për Kosovën i prezantuar para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është hetuar në shtator të vitit 2011, nga Task Forca Hetimore Speciale-TFHS-ja, që ishte angazhuar nga Bashkimi Evropian të zhvillojë një hetim penal në shkallë të plotë për pohimet e përmbajtura në raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, sipas deklarimeve të tij publike, nuk ka gjetur asnjë provë gjatë hetimeve të tij, bazuara në Raportin e Dick Marty-t, lidhur me trafikimin e organeve gjatë luftës, por edhe për vrasjet e kryera nga struktura të UÇK-së gjatë dhe pas luftë, sepse Raporti i Dick Martyt është ngritur mbi baza të shpifjeve, insinuatave e fantazisë shpifarake të këtyre njerëzve të cilët kanë qenë të detyruar dhe të dhunuar për ta dëshmuar në gjykatat e kurdisura kundër UÇK-së.

Sikurse libri i Carla Del Pontes në një moment të caktuar u shfaq edhe libri i Veton Surroit “Këmbët e Gjarpërit”. Në këtë libër, vet titulli tregon se ai është kundër elitës politike të krijuar në Kosovë. Edhe ky libërë bënë pjesë në vazhdën e librave dhe dëshmive të fabrikuara në falltoret e Serbisë, që nxjerr vererë e urrejtje ndaj UÇK-së pa kurrfar baze. Mësimet e Veton Surrojtë, Isuf Buxhovit, Eqrem Kryeziut, (madje ky i fundit, mblodhi në emer të Komisionit të fsheht për krime lufte “dëshmi” kundër UÇK-së, të cilat i dorzoi nëpër gjykata. Kto dëshmi i mori në shumicën e rasteve më dhunë tek një strukturë e mjerë, shumica prej tyre bashkpunëtorë më damkë të Serbisë).

Këto mësime i mori edhe Shkëlzen Gashi e soj i tij, i shkollave të Kumrovcit, të cilët mbetën besnik dhe pjesëtarë të dëvotshëm të zbatimit të programit të Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesëve tjerë të radikalizmit serb. Kemi duruar mjaft. Ju qëndroni bashk me strukturat serbe, prapa skenarëve të vrasjeve të gjatë luftës dhe pas luftës më qëllim që ti bëni fajtor UÇK-në. Mos e harroni këtë, e keni çjerrë maskën vet.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës i dha mësim Serbisë dhe Jugosllavisë së asaj kohe si luftohet e si fitohet liria. Po i japë mësim Serbisë, Evropës e botës si ndërtohet shteti, edhe përkundër vështërsive qe i ka shkaktuar kjo klasë anti kombëtare.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka humbë anjë betejë gjërë më tani. Sigurisht që do ta fitojmë betejen edhe ndaj armiqëve që po ia shkatrrojnë progresin dhe të ardhmen Kosovës, të cytur nga Serbia dhe aleatet e saj.

Hysni Gucati, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.