LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Pejë është stabile

Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Pejë është stabile

Në Komunën e Pejës deri më tani janë identifikuar 49 raste të infektuar me COVID-19, kurse dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 46 janë duke u trajtuar në vetëizolim dhe një ka përfunduar me fatalitet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e të prekurve është stabile dhe nën kontroll.

“Gjendja e të prekurve me COVID-19, në Komunën e Pejës është stabile. Të gjithë të prekurit janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, përveç dy pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive, për trajtim të vazhdueshëm”, thotë Loci.


Ai thotë se për një periudhë afat mesme janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajtimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

“Situata është në menaxhim prej institucioneve relevante të cilat merren me pandeminë dhe momentalisht është nën kontroll gjithçka… Jemi të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që hynë në kuadër të masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mundë të them se për një periudhë afat mesme qëndrojmë mirë”, deklaroi Loci.

Loci për futjen e Pejës në karantinë, thotë se është vendim i qëlluar, për shkak se ulë rrezikshmërinë e futjes së virusit nga vatrat tjera në Pejë, derisa theksoi se qytetarët janë duke e respektuar karantinën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori