LAJMI I FUNDIT:

Rubrika argëtuese “3 për 3” sjell Vesa Smolicën dhe Faton Maculën

Rubrika argëtuese “3 për 3” sjell Vesa Smolicën dhe Faton Maculën
Vesa Smolica dhe Faton Macula (Foto: Youtube)

Rubrika argëtuese “3 për 3” që vjen tashmë jashtë emisionit “Krejt ka Pak”, ka sjell këtë javë në dialog dy emra të njohur. Është këngëtarja Vesa Smolica dhe kitaristi Faton Macula, të cilët kanë paralajmëruar edhe një bashkëpunim.

Intervistuesja e parë në këtë rast ka qenë Vesa , e cila sipas rregullave të rubrikës duhej t’ia bënte tri pyetje Maculës. I pyetur se cilët janë këngëtarët më të mirë shqiptarë, kitaristi përmendi disa emra me të cilët kishte bashkëpunuar në të kaluarën.


“Dafina Zeqiri, Besnik Qaka, Linda Halimi, Fifi”, kishin qenë emrat e përmendur nga ai.

Në pyetjen e dytë, Vesa i ka kërkuar kitaristit t’i tregojë se kujt i falënderohet për arritjet e tij në muzikë. “Së pari Zotit, prindërit e mi, kitaristit Mark Whitfield edhe vetvetja”, është përgjigjur ai.

Ndërsa në fund, Fatonit i është dashur të përshkruajë këngëtaren me tri fjalë, ku ai tha: “ E talentuar, energjike dhe gazmore”.

Rolet u ndërruan tashmë, duke u bërë intervistues Faton Macula. Në pyetjen e parë ai kishte kërkuar nga Vesa disa emra të këngëtarëve më të këqij, të cilës këngëtarja nuk iu përgjigj.

Si duket Vesa ka të preferuar bananet nga frutat, e që kitaristi e pyeti pikërisht për këtë lloj preference. “Unë i pëlqej shumë bananet, për shkak se iu shërbej çdo ditë majmunëve që i kam përreth”, shtoi ajo.

Për fund , pyetja drejtuar këngëtares ishte se cili zhanër i pëlqen më së shumti, ku pa menduar dy herë lëshoi këngën e Shkëlzen Jetishit dhe filloi të kërcente. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit të Edinburgut, për t’u lëshuar hapësirë fansave të Taylor Swiftit

Të pastrehët dërgohen jashtë qytetit të Edinburgut, për t’u lëshuar hapësirë fansave të Taylor Swiftit

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bashkojnë forcat sërish për një super-bashkëpunim

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bashkojnë forcat sërish për një super-bashkëpunim

Magazina
Kalo në kategori