Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk është dakord me Dr. Anthony Fauci, një nga këshilltarët e tij më të mirë të pandemisë, për çështjen e testimit të amerikanëve për coronavirusin.
Kjo pason komentet e zotit Fauci për revistën Time se Shtetet e Bashkuara “nuk janë aty ku duhet në lidhje me testimet”.
Dr. Anthony Fauci tha se numri i testimeve dhe aftësia për t’i kryer ato duhet të rritet.
Në një intervistë me revistën Times, ai shprehu shqetësimin për skenarin e furnizimeve të pamjaftueshme mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për testet.
Kur një gazetare, në konferencën për shtyp të së enjtes në Shtëpinë e Bardhë e pyeti për komentet e zotit Fauci, Presidenti Trump u përgjigj, duke thënë: “Jo, nuk jam dakord me të për këtë çështje. Ne jemi shumë të avancuar në testime. Vende të tjera po na thërrasin për të mësuar se çfarë po bëjmë. Unë mendoj se ne po bëjmë një punë të shkëlqyeshme për testimet. Unë nuk jam dakord, nëse ai e ka thënë këtë”.
Zyrtarët në shumë shtete të goditura rëndë nga pandemia e coronavirusit kanë thënë se mungesa e testimeve në masë është sfida më e madhe për heqjen e masave kufizuese të distancimit fizik.
Presidenti gjithashtu kritikoi guvernatorin e Xhorxhias, Brian Kemp për përfshirjen e salloneve të tatuazheve dhe atyre të bukurisë në grupin e bizneseve që do të rihapen në kuadër të heqjes së masave kufizuese të shtetit.
“Nuk më pëlqeu të shihja që edhe sallonet e bukurisë ishin të përfshira në masat e rihapjes, sinqerisht, nuk më pëlqyen shumë gjëra që po ndodhin. Unë nuk isha i kënaqur me guvernatorin Brian Kemp”.
Duke marrë parasysh rritjen e rasteve të raportuara me coronavirus në Xhorxhia në afër 22,000 dhe numrin e viktimave në 881 të enjten, sipas Departamentit të Shëndetësisë, rihapja tashmë nuk shihet si një zgjidhje tërheqëse.
Vendimi i guvernatorit Kemp për të hequr masat kufizuese është nxitur pjesërisht nga shqetësimet ekonomike.
Në Xhorxhia javën e kaluar pati 244,000 kërkesa të tjera për të marrë përfitimet e papunësisë.
Në pesë javët që nga fillimi i krizës, 1.1 milion banorë të Xhorxhias kanë aplikuar për të marrë përfitimet e papunësisë, më shumë se një e pesta e fuqisë punëtore të këtij shtetit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles