LAJMI I FUNDIT:

Bëhet i ditur çmimi i Xiaomi Mi 10 dhe Mi 10 Pro në Evropë

Bëhet i ditur çmimi i Xiaomi Mi 10 dhe Mi 10 Pro në Evropë

Një aparat fotografik i fuqishëm kryesor me 4 lente kamerash duke përfshirë një lente 108 megapiksel, karikim i shpejtë i baterisë dhe 5G – këto janë pikat kryesore me të cilat Xiaomi po reklamon smartphonet e tij të ri.

Tani, Xiaomi Mi 10 është në dispozicion edhe në Evropë, më konkretisht në Austri, transmeton Telegrafi.


Mi 10 Pro do të jetë në dispozicion në Gjermani nga fillimi i majit, siç konfirmon Xiaomi.

Në mes të shkurtit, grupi kinez i teknologjisë prezantoi dy versionet e modelit të tij të ri të lartë. Në trazirat e krizës së coronavirusit, fillimi i shitjeve është vonuar ndjeshëm.

Mi 10 vs. Mi 10 Pro

Dallimi më i madh midis modelit standard dhe modelit Pro qëndron në konfigurimin e kamerës, por edhe në baterinë. Ndërsa bateria ka një kapacitet prej 4780 mAh e Mi 10 dhe mund të ngarkohet me 30 watts, Mi 10 Pro ka një bateri me 4500 mAh.

Ekrani, procesori, memorja

Të dy smartphonet nga Xiaomi janë të pajisur me një ekran AMOLED 6.67 inç, i cili karakterizohet nga një vrimë e vogël kamerash në këndin e sipërm të majtë.

Kamera selfie 20 mekapiksel fshihet pas saj. Vetë ekrani ka një rezolucion prej 1,080 x 2,340 piksel dhe vjen në një format 19.5: 9. Ekrani është gjithashtu i pajisur me një ritëm të rifreskimit prej 90 Hz.

Xiaomi përdor një Snapdragon 865 për procesorin. Mi 10 është i disponueshëm në variantet e memories 8/128 GB, 8/256 GB dhe 12/256 GB. Mi 10 Pro është në dispozicion në variantet 8/256 GB, 12/256 GB dhe 12/512 GB.

Xiaomi Mi 10 në Evropë pritet të kushtojë 899.90 euro, ndërsa Mi 10 Pro pritet të kushtojë 999.90 euro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori