LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të rinj në Pejë të dyshuar për vjedhje e armëmbajtje pa leje

Arrestohen dy të rinj në Pejë të dyshuar për vjedhje e armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sigë të pejës, rreth orës 03:10 gjatë të enjtes, ku policia  kishte ndaluar një veturë, të cilën njëri nga të dyshuarit e kishte marrë me qira në Pejë.


“Policia e Kosovës, – Hetimet Rajonale Pejë, me datë 23.04. 2020. rreth orës 03:10 minuta në fshatin Sigë kanë ndaluar automjetin Tauran me targa 656-KS-167. (e marrë Rentë në Pejë) të cilën e drejtonte i dyshuari F. L. lindur më 1987 në Pejë, si dhe i dyshuari pasagjer”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur një sasi të mallrave që dyshohet se janë të vjedhura dhe si dhe armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarve janë gjetur një sasi malli, si televizor, zmadhues, radiokasetofon si dhe gjësende tjera. Gjatë bastisjes tek i dyshuari F.L. është gjetur një pistoletë ajrore, model dhe prodhim i pa njohur,  një brisk, dy kuti me diabolla për pistoletën ajrore, kurse tek i dyshuari i dytë me iniciale L. N. lindur me 1993 në Pejë, është gjetur një pistoletë për ndezje te fishekëve ndriçues, model i pa njohur”, thuhet në komunikatë.

Ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, për tu zhvilluar procedurat ligjore.

Gjësendet janë konfiskuar, ndërsa lidhur më këtë është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të zbatohet masa e ndalimit policor prej 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori