LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Kurtit ftohet për intervistim nga policia si i dyshuar për “kanosje”

Këshilltari i Kurtit ftohet për intervistim nga policia si i dyshuar për “kanosje”

Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka bërë të ditur se sot është ftuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se sipas ftesës ai do të merret në pyetje në lidhje me rastin “kanosje”.

“Sot, më 22 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin ‘kanosje’”, ka thënë ai.


Sipas tij policia ia kumtuar se Gashi përmes Facebook-ut, ka bërë thirrje për rezistencë.

“Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë Nesër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta”, shkroi Gashi. /Telegrafi/