LAJMI I FUNDIT:

Bota “sytë kah” Koreja e Jugut për teste për COVID-19

Bota “sytë kah” Koreja e Jugut për teste për COVID-19

Koreja e Jugut rezulton të jetë eksportuesja më e madhe e testeve të coronavirusit të ri (COVID-19) gjatë pandemisë, duke eksportuar në të paktën 106 shtete pajisjet e domosdoshme mjekësore.

Pas rritjes eksponenciale të kërkesës, eksportet e pajisjeve të testimit të coronavirusit nga Koreja e Jugut në 20 ditët e para të prillit arritën në 131,9 milionë dollarë, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Doganor Korean, eksportet e testeve gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar arritën në 7,25 milionë dollarë.


Të dhënat tregojnë se Brazili, vendi që ka më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Amerikën e Jugut, ka qenë importuesi më i madh, duke blerë teste me vlerë prej 19,2 milionë dollarë.

Pas Brazilit vjen SHBA-ja, vendi më i goditur nga pandemia, me importe në vlerë prej 15,5 milionë dollarë dhe Italia me 14,8 milionë dollarë.

Miratimi ndërkombëtar

Testi i coronavirusit i prodhuar nga prodhuesja e madhe e Koresë së Jugut ka fituar miratimin urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së (FDA).

Seegene Inc. njoftoi sot se FDA dha “Autorizimin e Përdorimit të Urgjencës” për pajisjen e tij të testimit të quajtur “Allplex”, e cila është “një test RT-PCR në kohë reale për SARS-CoV-2, coronavirusi i ri që është përgjegjës për sëmundjen COVID-19”.

Në kumtesën e kompanisë thuhet se Allplex ishte duke u përdorur si “një test standard për SARS-CoV-2” dhe se “kishte shitur tashmë mbi 10 milionë teste në nivel global në mbi 60 shtete”.

Përshpejtimi i hulumtimeve

Koreja e Jugut njoftoi sot se do të investojë mbi 500 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet për zhvillimin e vaksinave.

Paratë do të investohen gjatë 10 viteve të ardhshme për të zhvilluar vaksina kundër sëmundjeve shumë ngjitëse.

Mjetet do të përdoren për zhvillimin e infrastrukturës, përfshirë krijimin e qendrave shtetërore të kërkimit.

Në njoftim thuhet se ky veprim ka për qëllim rritjen e gatishmërisë së Koresë së Jugut kundër çdo pandemie të ardhshme.

Gjithashtu theksohet se Koreja e Jugut dëshiron të jetë e vetë-mjaftueshme në produktet thelbësore farmaceutike deri në vitin 2029, veçanërisht ato që nevojiten për sëmundje ngjitëse si COVID-19.

Sipas të dhënave qeveritare, Koreja e Jugut ka regjistruar gjithsej 10.694 raste të coronavirusit deri më tani, me 238 vdekje dhe 8.277 të shëruar.

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori